Thenie

Këto janë thëniet e ateistëve më të famshëm

Screen Shot 2015-09-01 at 12.12.38 PM

Kreacionistët e bëjnë të tingëllojë, sikur një “teori” është diçka të cilën e ke ëndërruar, pasi ke qenë i dehur gjatë gjithë natës

Isak Asimov

Unë nuk besoj në Zot. Zoti im është patriotizmi. Mësoji një njeriu që të jetë një qytetar i mirë, dhe kështu ke zgjidhur problemin e jetës

Endrju Karnegi

Të gjithë njerëzit që mendojnë janë ateistë

Ernest Heminguei

Farët janë më të dobishëm se sa kishat

Benxhamin Frenklin

Besim do të thotë, të mos duash të dish atë që është e vërtetë

Fridrih Niçe

Fakti që një besimtar është më i lumtur se sa një skeptik, nuk është më bindës, se sa fakti që një i dehur është më i lumtur se sa një njeri që është esëll

Xhorxh Bernard Shou

Thoni çfarë të doni për mrekullinë e ëmbël të besimit të padyshimtë, unë e konsideroj një aftësi të tmerrshme dhe absolutisht të neveritshme

Kërt Vonegat

Unë besoj tek Zoti, vetëm se e shoh të shpalosur tek Natyra

Frenk Lloid Rajt

Njeriu nuk do të jetë i lirë, deri kur mbreti i fundit të mbytet me zorrët e priftit të fundit

Denis Didëro

Një njeri pranohet në kishë prej asaj që beson, dhe nxirret jashtë prej asaj që di

Samuel Clemens

E gjitha është kaq fëmijërore, kaq e huaj ndaj realitetit, saqë për këdo që ka një qasje miqësore kundrejt njerëzimit, është e dhimbshme të mendojë se shumica e vdekatarëve nuk do të jenë kurrë në gjendje të ngrihen mbi këtë pikëpamje për jetën

Zigmund Frojd

Feja shihet nga njerëzit e zakonshëm si e vërtetë, nga të mençurit si e rremë, dhe nga sundimtarët si e dobishme

Eduard Gibon

Kisha thotë se toka është e sheshtë, por unë e di që është e rrumbullakët, sepse kam parë hijen e saj në Hënë, dhe unë kam më shumë besim tek një hije, se sa tek kisha

Ferdinand Magelani

Jo vetëm që nuk ka Zot, por përpiquni të gjeni një hidraulik fundjavave

Udi Alen

Eshtë një mashtrim i vërtetë po ta mendosh, që të besosh në diçka tani, në këmbim të diçkaje pas vdekjes. Edhe korporatat e mëdha me sistemet e tyre të shpërblimit, nuk përpiqen që ta japin pas vdekjes.

Gloria Shtainem

Leave a Reply

Back to top button