Your Life

Këto janë tre hapat drejt dashurisë për veten, që të gjithë duhet t’i lexojnë dhe zbatojnë

“Mjaft u mundove të jesh perfekte. Mjaft u mundove ta ndryshosh personin që përfaqëson për të tjerët. Mjaft mendove se nuk je e mjaftueshme. Asnjëherë mjaftueshëm e bukur; asnjëherë mjaftueshëm e rëndësishme; asnjëherë e mjaftueshme për dikë. Mjaft mendove se ke diçka të gabuar.

Mos e krahaso më veten vazhdimisht me të tjerët dhe mos u mundo të gjesh tek vetja jote diçka që nuk shkon. Mësohu ta pranosh veten, pasi ky është hapi i parë i dashurisë. Bëj paqe me trupin tënd. Bëj paqe me karakterin tënd dhe jepi vlerë shpirtit tënd. Pasuroje shpirtin me ata që të mbushin me energji pozitive dhe largoji nga vetja ata që të mbushin me negativitet. Rrethoje veten me personat që të plotësojnë, jo me ata që të demoralizojnë.

Binde veten për vlerat që ke dhe mos e lejo asnjë person të shkelë mbi vlerat e tua. Mos i lejo një shoqërie, një individi, apo një standardi të të thotë se sa mirë je, apo se sa konforme je me standardet e shoqërisë. Ti je e pavarur nga gjithçka dhe këtë gjë duhet t’ia rikujtosh vetes më shpesh. Bindja e vetes është hapi i dytë i dashurisë për veten, pasi e ke pranuar se kush je. Hapi i tretë është të mos ta ndiejë për asnjë person që mundohet të të lëndojë”. – N. Paolizzi

Pra, në mënyrë të përmbledhur, hapi i parë drejt dashurisë për veten është ta pranosh veten; i dyti ta bindësh atë për vlerat që ke dhe i treti, të mos e vrasësh mendjen për asnjë person që të do të keqen dhe mundohet të të ulë. Ti vlen dhe duhet t’ia përmendësh vetes këtë gjë në çdo moment, edhe pse të tjerët mund të mundohen të të ulin, apo të mos i respektojnë vlerat që ti përfaqëson. Rëndësi ka çfarë ti mendon për veten tënde.

Back to top button