Your Life

Këto janë tri fazat e dashurisë. Nëse kalon të dytën, marrëdhënia jote do të zgjasë përgjithmonë!

Të gjithë, në një pikë të caktuar të jetës sonë, e kemi ndjerë atë emocion special që na bën të buzëqeshim gjithë ditën, atë ndjesi që na bën të ndihemi të fortë, por që askush nuk e shpjegon dot me fjalë. Të gjithëmundohen të përmirësohen në momentin që ndihen të dashuruar. Kur dashurohesh, truri prodhon substanca lumturie, sistemi imunitar bëhet më i fortë dhe të ndihmon t’ia dalësh sëmundjeve infektive. Ama është e nevojshme që t’i dimë fazat, në të cilat kalon dashuria.

1. Ndjenja e dashurisë.
N
ë këtë fazë kupton se një person i caktuar, të bën të ndjesh emocione në trupin tënd që nuk i ke përjetuar me asnjë person tjetër më parë. Dëshiron të kalosh me të më tepër kohë, për të ditur se çfarë i pëlqen apo i intereson. Konfliktet në këtë fazë janë më të pakta, edhe sepse sapo ka nisur marrëdhënia.

2. Të kalosh nga ndjenja e dashurisë në dashurinë e vërtetë.
Kjo
është faza më delikate e çdo marrëdhënieje, sepse kalohet nga ndjesia e dashurisë (e idealizuar) nëdashurinë e vërtetë. Ndjenja e dashurisë lind në momentin kur çdo gjë tek personi tjetër të duket perfekte, ndërkohë që dashuria lind kur i ke njohur gjithë defektet e tij dhe dëshiron gjithsesi të qëndrosh pranë tij. Le të themi që kjo është faza më e vështirë, pasi vendos nëse do ta pranosh partnerin tënd ashtu siç ështërealisht, apo jo.

3. Dashuria afatgjatë.
Kjo fazë vendos në provë fazën e mësipërme me një pyetje të thjeshtë: “Dëshiron realisht ta kesh pranëvetes gjithë jetës këtë person?”. Edhe pse në fazën e sipërme e ke pranuar ashtu siç është, në këtë moment duhet të zbulosh nëse dëshiron ta konsolidosh jetën tënde pranë tij/saj. Çdo fazë është e ndryshme, secila me sfidat e veta. E rëndësishme është që çdo moment ta jetosh në maksimum. Dashuria afatgjatëndërtohet ditë pas dite.

Back to top button