Enciklopedike

Këto shenja të Horoskopit “qeverisin botën”

Trumpi tek Binjakët, Churchilli tek Shigjetari, Adolf Hitleri dhe Sadam Huseini tek Demi… Shikoni shenjat që kanë qeverisur dhe qeverisin botën

Akrepi

Udhëheqës në 22 vende

Njerëz të pushtetshëm që i përkasin shenjës së Akrepit kanë përfshirë edhe Hillary Clintonin. Akprei tipik është i vendosur dhe i fuqishëm, por shpesh herë vuan sepse shihet si shenjë që mban sekrete dhe kokëfortë.

Luani

Udhëheqës në 18 vende

Ndër njerëzit me pushtet të shenjës së Luanit ka qenë Presidenti i SHBA, Barack Obama. Luani tipik është entuziast dhe zemërngrohtë, por shpesh herë akuzohet si pompoz dhe tim imponues.

Shigjetari

Udhëheqës në 18 vende

Ndër personat e pushtetshëm të shenjës së Shigjetarit ka qenë Uinston Churchill. Shigjetari tipik dashuron lirinë dhe është tip filozofik. Tipat që vetëm mohojnë i akuzojnë se janë optimistë të verbër.

Binjakët

Udhëheqës në 17 vende

Ndër Binjakët me pushtet? Donald Trump. Njeriu tipik i kësaj shenje është i zhdërvjellët dhe komunikues, por shpesh herë bëhet sipërfaqësor dhe pa vazhdimësi.

Gaforrja

Udhëheqës në 16 vende

Ndër të pushtetshmit që i përkasin kësaj shenje ka qenë George Bush i biri. Janë tipa me intuitë dhe imagjinatë, po shpesh herë e teprojnë me emocionet.

Dashi

Udhëheqës në 15 vende

Ish udhëheqës i Koresë së Veriut, Kim Il Sung ka qenë Dash. Janë zakonisht tipa pionierë dhe entuziastë, por janë edhe egoistë dhe të pamëshirshëm.

Peshqit

Udhëheqës në 15 vende

Ndër njerëzit me pushtet të kësaj shenje, ka qenë Mbretëresha Viktoria. Zakonisht shfaqen si idealistë dhe dembelë, por thellë-thellë janë shumë të ndjeshëm dhe të dhembshur.

Ujori

Udhëheqës në 14 vende

Abraham Lincolni ka qenë i shenjës së Ujorit. Këta janë tipa krijues dhe intelektualë, por mund të jenë edhe të paparashikueshëm.

Bricjapi

Udhëheqës në 14 vende

Ndër njerëzit e mëdhenj të kësaj shenje ka qenë Martin Luther King. Mund të ngjajnë si tipa qejfprishur, por në të vërtetë janë të disiplinuar dhe hsumë ambiciozë.

Demi

Udhëheqës në 13 vende

Adolf Hitleri dhe Sadam Huseini kanë qenë të shenjës së Demit. Janë përgjithësisht njerëz të vendosur dhe këmbëngulës, por janë edhe shumë xhelozë dhe posesivë.

Peshorja

Ndër njerëzit e mëdhenj të shenjës së Peshores ka qenë Gandi. janë tipa idealistë dhe duan paqen, ndonëse disa i përshkruajnë si njerëz egoistë që i bëjnë lajka vetes.

Virgjëresha

Udhëheqës në 12 vende

Bashar al Assadi i Sirisë është i kësaj shenje. Janë njerëz praktikë dhe të vëmendshëm, por në një ditë të keqe bëhen të rrëmujshëm, dhe kritikë të thekur. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button