Thenie

Këto shprehje nga vende të ndryshme të botës “kullojnë” mençuri. Bëjini tuajat

“Një i verbër që sheh, është më mirë se sa një person me dritën e syve, por që është i verbër”

Iraniane

“Kurora nuk është kurë për dhembjen e kokës”

Angleze

“Një fshesë e re fshin më mirë, por një fshesë e vjetër i njeh të gjitha qoshet”

Ishujt Virxhin (Për miqësinë)

“Një proverbë është një fjali e shkurtër e bazuar në një përvojë të gjatë”

Amerikane

“Arsyeja e shëndoshë, është gjenialiteti i veshur me rrobat e punës”

Ralf Ualdo Emerson

“Merru me fajet e të tjerëve, po aq butësisht sa edhe me të tuat”

Proverbë kineze

“Ekonomia është pasuria e të varfërve dhe mençuria e të pasurve”

Franceze

“Edhe një peshk nuk do të futej në telashe, po ta mbante gojën mbyllur”

Koreane

“Jepini një njeriu një peshk dhe do e ushqeni për një ditë. Mësojeni të peshkojë dhe do e ushqeni për gjithë jetën”.

Kineze

“Ai që ikën nga beteja në kohën e duhur, do të luftojë sërish”

Marcus Trentius Varro

“Shëndeti është gjithmonë më mirë se pasuria”

“Në gjërat e këqia ji i ngadaltë, në gjërat e mira ji i shpejtë”

Afgane

“Jeto dhe lër të jetojnë”

Holandeze

“Një kokë nuk mund të mbajë brenda të gjithë urtësinë”

Afrikano Lindore

“Njeriu duhet të flasë pak me të tjerët dhe shumë me veten”

Daneze

“Jetën tënde planifikoje për Vit të Ri, ditën në agim”

Japoneze / Mblodhi dhe përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button