Bota

Khodorkovsky, manjati më i pasur i Rusisë, akuzohet për organizimin e tre vrasjeve

Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë dhe që aktualisht jeton në Zvicër, u akuzua të premten në Moskë për organizimin e disa vrasjeve

Untitled

Manjati i naftës Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i rusisë, u akuzua në mungesë të premten në Moskë, për organizimin e vrasjeve të tre personave, mes tyre një kryetar bashkie. Komisioni Hetimor Rus e vendosi ish kreun e kompanisë Yukos në një listë të kërkuarish. Khodorkovsy jeton në Zvicër. Ai akuzohet se ka orkestruar, në vitin 1998, vrasjet e Vladimir Petukhovit, kryetar i bashkisë së Nefteyuganskut; një mik të Petukhovit, Vyacheslav Kokoshkin si dhe drejtorin e rivalit të yukosit, “East Petroleum Handelsgez”, Vyacheslav Rybin. Zëdhënësi i komisionit hetimor tha se vrasjet u kryen për shkak të “aktivitetit zyrtar të viktimave që binte ndesh me interesat e Yukosit”.

Khodokovsky ka mohuar përfshirjen në krime dhe në fillim të javës, bëri të ditur se nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi, por do u përgjigjej gjithë pyetjeve që do i bëheshin nga autoritetet zvicerane. “Ju themnjë gjë: nuk marr pjesë në këtë teatër”, tha ai për dënimet nga Rusia.

Petukhovi u qëllua për vdekje tek shkonte në punë në qytetin e tij siberian, pas një konflikti të paqartësuar me kompaninë Yukos. Alexey Pichugin, ish shefi i sigurisë së yukos, u dënua me burgim të përjetshëm për vdekjen e Petukhovit, dhe u dënua edhe për organizimin e tre vrasjeve si dhe katër atentateve.

Khodorkovsky, 52 vjeç dhe kolegu i tij në biznes, Platon Lebedev u dënuan për evazion fiskal në vitin 2005, dhe kryen tetë vite burg./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button