Bota

Kim Jong i kërkon ushtrisë të përgatitet për luftë

Screen Shot 2015-02-23 at 19.31.00Në fjalimin para Komisionit Qendror Ushtarak, Kim Jong-un ka kërkuar nga Komanda e Ushtrisë Popullore Koreane për tu përgatitur për të reaguar në çdo lloj lufte të provokuar nga armiku. Sipas medieve shtetërore të Koresë së Veriut, takimi i Komisionit është mbajtur pas mbajtjes së stërvitjeve, javën e kaluar – të mbajtura nën vëzhgimin e Kim. Stërvitjet, në të cilat morën pjesë njësi artilerie, janë mbajtur në ishujt Mu dhe Jangjae, “një pikë e nxehtë” kjo në afërsi të kufirit me Korenë Jugore. Me këtë rast, Kim Jong-un u ka bërë thirrje ushtrisë që të rrisin stërvitjet e tyre në përgatitje ndaj një sulmi anti-amerikan, në mënyrë që shumë shpejt të shkatërrohet “armiku”, nëse e sulmon Korenë Veriore.

Leave a Reply

Back to top button