Bota

Kim Jong Un një ‘yll roku’ në Singapor!

Kim Jong Un e ka konsideruar udhëtimin në Singapor si më të mirin që kishte bërë ndonjëherë. Ai shëtiti nëpër rrugët e qytetit gjatë natës dhe bëri fotografi me ministrin e jashtëm të Singaporit, ai u trajtua më shumë si një yll roku se sa një lidër autokrat.

Ai konsiderohet të jetë një nga udhëheqësit me një nga të dhënat më të këqija të të drejtave të njeriut në botë, por transmetoi një mesazh miqësor për botën.

Kim Jong Un u takua edhe me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, i cili pagoi 15 milionë dollarë hotelin, në të cilin qëndroi lideri i Koresë së Veriut dhe dhjetëra oficerë sigurie.

Vizita e tij në Singapor pati një impakt shumë të madh, pasi mijëra njerëz dolën dhe e pritën nëpër rrugë duke i bërë foto të cilat pushtuan mediat sociale.

Suksesi më i madh i kësaj vizite ishte takimi me presidentin Trump, kur dy krerët ranë dakord për nënshkrimin e dokumentit për denuklearizimin e gadishullit korean. Koreja e Veriut kishte deklaruar më parë se dëshironte të pezullonte testimet për programin e saj bërthamor.

Leave a Reply

Back to top button