Bota

Kimi dhe objektivat bërthamore: në vendet e para Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni

Shënjestrat parësore dhe dytësore në rast konflikti bërthamor në gadishullin korean: është përgatitur lista e 15 objektivave që regjimi i Koresë së Veriut ka futur në planet e veta të mundshme

Pesëmbëdhjetë objektiva parësore dhe dytësore në rastin e konfliktit bërthamor në gadishullin Korean, 15 objektiva që regjimi i Koresë së Veriut ka përfshirë në planet e veta të mundshme. Instituti Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë përpiloi listën duke përdorur materialin e shfaqur në deklaratat zyrtare dhe mediat në Phenian.

Vendet në shënjestër

Lista e qendrës së studimeve është e detajuar dhe përfshin citime të burimeve nga Korea e Veriut: 1) territorin e SHBA; 2) qytetet kryesore amerikane; 3) Manhattani; 4) Shtëpia e Bardhë; 5) Pentagoni; 6) bazat amerikane në Paqësor; 7) Guam, Havai; 8) aeroplanmbajtëse bërthamore amerikane; 9) vende në teatrin e Koresë së Jugut; 10) Instalimet ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, Osan, Gunsan, Busan; 11) Pyeongtaek, Jungvon, Degu Gyeryongdae (vende në Korenë e Jugut); 12) Seul; 13) Shtëpia blu, rezidenca presidenciale e Jugut dhe “agjencitë e tjera qeveritare reaksionare”; 14) bazat amerikane në Japoni dhe Okinava; Yosuka, Misava, Okinava (japoneze); 15) territori japonez në tërësi.

Përgjigja

Instituti pohon se strategjia e Kimit pretendon përdorimin e atomikes për qëllime mbrojtëse. Dhe retorika e propagandës ka këmbëngulur gjithmonë në këtë aspekt. Pheniani mund të dërgojë raketat me mbushje bërthamore në rast se pëson një sulm identik nga ana e armiqve. Gjithnjë sipas deklaratave zyrtare, bëhet fjalë për një veprim parandalues. Instituti shton se regjimi dëshiron të mbjellë tek kundërshtarët dyshime për qëllimet e veta, të ngatërrojë letrat në tryezë, të krijojë një rrëmujë për të mos u kuptuar cilat do të jenë lëvizjet e tij. / Corriere della Sera – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button