Bota

Kimi? Eshtë vetëm një vogëlush i çmendur

“Ne duam një botë ku ka vende që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Nuk mund të kemi një vogëlush të çmendur që u lëshon raketa të tjerëve”: Donald Trump i është kthyer Kim Jong-un.

“Ne po flasim për armët e shkatërrimit në masë dhe nuk mund të lejojmë që dikush të rrezikojë popujt tanë”, shtoi Trump. “Njeriu i raketave duhej të ish vënë nën kontroll shumë kohë më parë”, tha Presidenti i SHBA duke e quajtur përsëri Kimin “rocket man” dhe duke akuzuar Obamën dhe Clintonin.

Shumë nga këshilltarët më të afërt të Trumpit e kishin paralajmëruar atë për sulmin personal të diktatorit të Koresë së Veriut në fjalimin para OKB-së, duke i thënë se një kundërvënie e drejtpërdrejtë kundër Kimit do të çonte në përshkallëzim të mëtejshëm të tensionit. Disa media amerikane citonin burime nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se termat “njeri me raketa në mision vetëvrasës” dhe kërcënimi i “shkatërrimit total” të Koresë së Veriut, nuk ishin të përfshira në tekstin origjinal të fjalës së Presidentit të SHBA. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button