Bota

Kimi thotë se për dy ditë janë rekrutuar 5 milionë koreano-veriorë

Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut njoftoi të enjten se 4.7 milion studentë dhe punëtorë kanë shprehur dëshirën për t’u regjistruar ose riregjistruar në ushtrinë e vendit, duke shtuar potencialisht shumë fuqinë njerëzore, në atë që tashmë është një nga forcat më të mëdha të armatosura në botë.

Është e vështirë për analistët e jashtëm që të vlerësojnë saktësinë e lajmit në gazetën Rodong Sinmum. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë lëshuar pretendime të ngjashme gjatë momenteve të kaluara të tensionit. Më parë këtë verë, për shembull, ajo pretendoi se 3,5 milionë shtetas u regjistruan për ushtrinë pasi Kombet e Bashkuara vendosën sanksione të reja kundër Penianit.

Shumica e vlerësimeve sugjerojnë se Koreja e Veriut ka një numër jashtëzakonisht të madh të personelit të forcave të armatosura, për popullsinë e saj prej 25 milion. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar se Koreja e Veriut kishte më shumë se 1.18 milionë ushtarë të forcave të armatosura në 2014, duke e bërë ushtrinë e katërt më të madhe në botë pas Kinës (2.37 milionë), Indisë (1.41 milion) dhe Shteteve të Bashkuara (1.43 milion). / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button