Horizonti.al

Kimia e dehjes. E dini pse evropianët e mbajnë më shumë alkoolin se popujt e tjerë?

Dy miq të ulen në një bar mbrëmjen e një të shtune dhe sfidojnë njëri-tjetrin se kush pi më shumë, duke mbetur esëll dhe shmangur dehjen. A është e mundur të parashikohet se kush do të fitojë, dhe cili do të pendohet që e pranoi sfidën? Sipas shkencës po. Si e tresim alkoolin: Nëpërmjet një enzime të quajtur alkool dehidrogjenaza (ADH), alkooli që marrin nga pijet dhe ushqimet shndërrohet në acetaldehid, një molekulë toksike dhe kancerogjene, e rrezikshme për mëlçinë, pankreasin dhe trurin, ku mund të shkaktojë dëmtimin e qelizave.

Megjithatë acetaldehidi nuk kanjë jetë të gjatë në organizmin tonë:një enzimë tjetër, aldehid hidrogjenaza (ALDH),  e shndërron acetaldehidin në acetat, që nga ana e tij ndahet në ujë dhe dioksid karboni, duke përfunduar ciklin e metabolizimit të alkoolit. Trupi ynë është në gjendje të prodhojë forma të ndryshme të ADH-së, dhe këto gjenden kryesisht në mëlçi dhe stomak. Enzima është e koduar nga të paktën 7 gjene të ndryshme, dhe e aftë të “tresë” jo vetëm etanolin, duke vepruar si një katalizator i oksidimit të tij, por gjithashtu edhe retinolin, steroidet dhe acidet yndyrore. Oksidimi i etanolit na lejon të konsumojmë pije alkoolike, pavarësisht se qëllimi i vërtetë dhe avantazhi i ADH-së gjatë evolucionit të njeriut, është aftësia për të tretur alkoolin që gjendet në mënyrë natyrale në ushqime ose të prodhuar nga bakteret në aparain tretës. /www.bota.al

Çështje evolucioni
Është interesante të vihet në dukje se veprimtaria dhe përqendrimi i enzimës ADH ndryshon nga individi në individ në varësi të moshës, gjinisë dhe përkatësisë etnike. Aftësia për të tretur alkoolin varet nga faktorë të tillë si madhësia e mëlçisë (ku është e përqëendruar ADH) dhe masa trupore, si dhe nga gjenet tona. Ekzistojnë në fakt veriante të ndryshme të enzimave të përfshira në metabolizmin e alkoolit dhe disa janë më efikase se të tjerat, duke rezultuar në aftësinë e një personi për t’i rezistuar më mirë efekteve anësore të pijeve të tyre të preferuara (efektet anësore të zakonshme janë vala e afshit në fytyrë, qafë dhe trup, skuqja, takikardi, hipotension, dhimbje koke, dhe nganjëherë konvulsione, të vjella, diarre dhe vështirësi në frymëmarrje).
Gjenetika dhe versionet e ndryshme të ADH-së dhe ALDH-së, mund të shpjegojnë pse disa grupe etnike duket se kanë një tolerancë më të madhe ndaj alkoolit.
Në popullsitë e racës kaukaziane, përqindja e njerëzve që nuk janë në gjendje të zhdukin lehtë efektet e një dehje është më e ulët, ndërsa për shembull indianët e Amerikës përqindja rritet në mënyrë dramatike, duke i bërë këta individë më të prekshëm ndaj efekteve të dëmshme të alkoolit.
Shpjegimi mund të gjendet tek procesi i ngadaltë i seleksionimit natyror:konsumi i birrës dhe verës në Evropë dhe Lindjen e Afërt, është i përhapur prej më shumë se 5000 vjetësh. Gjatë Mesjetës, këto pije alkoolike konsumoheshin rregullisht në vend të ujit, dhe toleranca ndaj alkoolit cilësohej si avantazh për individin. Ndoshta kjo u mundëson evropianëve të sotëm të kenë një grup të veçantë gjenetik, të pajisur me versionet më aktive të enzimave për asgjësimin e alkoolit. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button