Bota

Kina bllokon WhatsApp-in. Dhe 9 fakte të tjera nga dita e sotme

Porto Riko në gjunjë i kërkon ndihmë Trumpit, por përgjigja e tij… dhe të tjera lajme nga bota për t’u informuar këtë mbrëmje

1. WhatsApp bllokohet në Kinë. Sipas Observatorit të Hapur të Interferencave në Rrjet, në Kinë, WhatsApp është “mbyllur” me 23 shtator. Sipas disa përdoruesve, mbulimi i Whatsapp-it është ndërprerë nga rrjeti më 19.

2. Arabia: Yoda, në OKB. Për një gabim tepër skandaloz, një libër shkollor shkoi në shtyp me një foto të ribërë në të cilën, në krah të Mbretit Faisal, në Kombet e Bashkuara, shfaqet mjeshtri i madh Yoda Jedi. Libri u tërhoq.

3. Hong Kong: Njihet një çift homoseksualëshNë Hong Kong, ku ashtu si në Kinë nuk njihen aspak çiftet homoseksuale, një gjykatë i ka lejuar bashkëshortes së një qytetareje britanike që jeton në Hong Kong, që të sigurojë bashkimin familjar dhe të jetojë e punojë, nga ana e saj, në Hong Kong. Bëhet fjalë për një prej rasteve të parë të pranimit të të drejtave të LGBT në atë zonë.

4. Trump dhe NFL: vazhdon protestaNdeshje të tjera, lojtarë të tjerë, i njëjti president, i njëjti himn, i njëjti gjest: edhe Dallas Coëboys (ndoshta një prej skuadrave të konsideruara më pranë republikanëve, në pronësi të Jerry Jones, një mbështetës i fortë i Trump) janë ulur në gjunjë në shenjë proteste gjatë ekzekutimit të himnit. Nga e diela, deri më sot janë afro 200 lojtarë të NFL që janë ulur në gjunjë për të protestuar. Pas këtij gjesti Trumpi propozoi dëbimin e tyre nga NFL.

5. Mailgate, radha e Trumpit. Janë të paktën gjashtë anëtarët e stafit presidencial që kanë përdorur një email privat për komunikime që kanë të bëjnë me punë shtetërore. Ekzaktësisht si Hillary Clinton. Mes tyre dhëndrri-këshilltar i Presidentit, Jared Kushner, dhe ish këshilltari-deus ex machina, Steve Bannon.

6. SHBA: dështon sërish shfuqizimi i ObamacareMungojnë ende votat në Senat dhe Obamacare mbetet aty ku ishte, duke hedhur në erë një prej premtimeve kryesore të fushatës së Donald Trumpit. Vendimtare ka qenë vota e tre senatorëve: John McCain, Rand Paul dhe Susan Collins.

7. Cisjordani: vriten tre ushtarakë izraelitëSipas burimeve policore, një qytetar palestinez ka sulmuar një grup ushtarakësh izraelitë pranë qytetit të Har Hadar. Në përplasje kanë vdekur tre ushtarë izraelitë dhe njëri mbeti i plagosur rëndë.

8. Përplasje në Etiopi: qindra të vdekur në pak ditëJanë me qindra të vdekurit në përplasjet ndëretnike me refugjatët në Oromo, që sipas ministrit të jashtëm etiopian, Negeri Lencho, janë dëbuar me forcë nga Somaliland dhe janë shtyrë përtej kufirit etiopian.

9. Japoni: Shpërndahet parlamenti, votohet në 22 tetorKryeministri japonez Shinzo Abe e ka shpallur të përfunduar legjislaturën. Do të votohet sërish në 22 tetor dhe një rikonfirmim i tij duket i sigurtë, duke qenë se sondazhit i japin afro 50%.

10. Porto Riko në gjunjë i kërkon ndihmë Trumpit, por përgjigja e tij… Pa drita dhe pa ujë, Porto Riko ka kërkuar ndihmë nga Presidenti Trump, për ndihma dhe financime. Por Trumpi është përgjigjur se POrto Riko ka tashmë “një borxh shumë të madh” që i ndërlikon gjërat. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button