BotaMAIN

Kinë, frikë nga virusi i ri i majmunit: “Simptoma të frikshme”

Në Hong Kong një burrë që ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës, herpesin B. 37-vjeçari rrezikon jetën për shkak të këtij agjenti infektiv, i njohur edhe si “virusi i majmunit”. Ai ndoshta e ka marrë atë teksa ka vizituar parkun Kam Shan, ku mund të afrohesh me kafshët. 37-vjeçari raportoi se ishte gërvishtur nga një majmun. Pacienti kishte temperaturë shumë të lartë dhe më pas humbi vetëdijen. Zakonisht, simptomat e këtij virusi shfaqen 3-7 ditë pas infektimit dhe të kujtojnë shumë ato të Covid-19: lodhje, ethe dhe dhimbje muskulare.

Herpes B, çfarë është?

‘Virusi simiae’, i njohur gjithashtu si herpes B, është një patogjen që është pjesë e familjes Herpesviridae. Ai u identifikua për herë të parë në vitin 1932 dhe gjendet kryesisht te makakët, por për majmunët është një sëmundje asimptomatike, ndërsa pasi transmetohet te njerëzit mund të shkaktojë dëme serioze në trup. Herpesi B vendoset në trupin e njeriut falë kontaktit me lëngjet e infektuara nga majmunët ose nga gërvishtjet dhe kafshimet e këtyre.

Rasti i 37-vjeçarit të infektuar nuk është i vetmi që dihet: në vitin 2021 një veteriner vdiq nga herpesi B në Pekin, pasi shfaqi simptoma të tilla si marramendje dhe të vjella.

Sipas mjekëve, infeksioni është jashtëzakonisht i rrallë (vetëm rreth pesëdhjetë raste janë numëruar nga viti 1932 deri më sot), por me të vërtetë fatale (21 prej tyre kanë vdekur). Nëse njerëzit që jetojnë në zonat rurale ose pranë parqeve që janë shtëpia e majmunëve nuk mbajnë distancë nga kafshët për të shmangur kafshimet dhe gërvishtjet, virusi mund të përhapet shpejt. / bota.al

Back to top button