Në 8 Tetor vjen në kinema filmi mbi bosin e vërtetë “Whitey” Bulger, me një Johnny Deppp që as nuk njihet në rolin ish mbretit të malavitës së Bostonit
Midis filmave të shumë pritur të vitit spikat Black Mass, filmi me gangsterë dhe me regjisor Scott Cooper mbi jetën e vërtetë të James Joseph Bulger Jr., i mbiquajtur “Whitey”, Bardhoshi, njëri nga bosët më të mëdhenj të mafjes irlandeze të Bostonit. Për dymbëdhjetë vite në historinë e kohëve të fundit amerikane, ka qënë “njeriu i dytë më i kërkuar, pas Osama Bin Ladenit”, deri kur në vitin 2011, u arrestua përfundimisht, pas një arratije që zgjati mbi tre dekada.
Filmi i Cooperi e merr spunton kryesisht nga faktet e rrëfimeve të librit-investigativ me autorë Dick Lehr-in e Gerhard O’Neil-in. Të bën për vete mbi të gjitha roli i informatorit të Wëhitey-it, i cili denoncoi tek FBI trafikantët konkurrentë, për t’i eliminuar nga tregu. “Mbreti i krimit” të Bostonit ishte përveç të tjerash vëllai i një politikani të njohur të Massachusett-it, William Bulger, që në ekran do të ketë fytyrën e Benedict Cumberbatch. Për t’i dhënë formë të frikshmit Whitey-t gjejmë një Johnny Depp të jashtëzakonshëm, i cili pothuajse nuk njihet nën peshën e makiazhit, me trupin paksa të fryrë dhe me një tullacëri embrionale.
Aktori amerikan transformist ka qënë gjithmonë, në bashkpunim me Tim Burtonin tek “Piratët e Karaibeve”, duke kaluar për në versionin e Hunter S. Thomson tek “Frikë e Delir në Las Vegas”. Në vitet e fundit megjithatë argëtohet duke interpretuar filma në të cilët mund të fshihet totalisht, nga Mortdecay, tek Guy Lapoint e deri tek Yoga Hosers i Kevin Smithit./Bota.al