Kinema & TV

KINEMA / Çfarë na ka mësuar “Dirty Dancing”, për jetën dhe për pamjen e jashtme

Nëse dëshironi një provë për faktin që djemtë nuk janë brilantë, e që filmat për adoleshentë nuk mund t’i traumatizojnë, provoni të rishikoni “Dirty Dancing”. Klasiku i viteve ’80, që mbush 30 vite, ka një nën-linjë historie, të cilën ndoshta nuk e keni vënë re herën e parë: tensioni i klasave midis pasanikes Baby (Jenifer Grey) dhe proletarit Johnny Castle (Patric Swayze), një abort i paligjshëm, një vjedhje pa arsye e portofolit në një fshat turistik. Mundet të jetë një linjë historie e këndshme, por që e kemi humbur tërësisht, sepse na interesonte vetëm Johny dhe Baby, na intereson të dijmë nëse do të dashurohen (po, dhe do të jetë e lavdishme). Për t’i bërë homazh këtij filmi ikonë, ja pesë prej pamjeve më të mira të Baby-it, secila prej të cilave, të mëson diçka mbi rritjen, mbi kërcimin, mbi jetën.

Screen Shot 2015-09-04 at 8.59.23 AM

Dhe kur Baby ofrohet të ndihmojë kushëririn e Johnit për të sjellë disa shalqinj, ku mund t’i hedhi një sy shkurtimisht sekretit të Johnny-it, festave natën vonë, si dhe ku merr mësimin e parë të vallëzimit prej tij. Mësim? Të mbash shalqinj është shprehja më e përsosur e dashurisë në univers. Por edhe: duhet të bëheni të sjellshëm dhe të ndihmoni njerëzit, kështu do të përfundoni të hyni pa ftesë në festa seksi, ku kërcehen vallëzime të ndaluara.

Screen Shot 2015-09-04 at 9.02.02 AM

Baby po shkon shumë mirë me mësimet e vallëzimit, por thjesht nuk mund të kryejë lëvizjen e fundit, të “ngritjes në ajër”, në të cilën mbështetet tërësisht në krahët e Xhonit dhe fluturon. A do t’ia dalë mbanë? Dhe kjo linjë historie, a nuk do të jetë në një farë mënyre metaforike? Mësimi: krejt me të bardha, kur jeni duke bërë banjo në një liqen të pisët, me të vërtetë.

Screen Shot 2015-09-04 at 9.03.39 AM

Me këmishën e saj të ngjitur, pantallonat e shkurtra, dhe atletet në këmbë, Baby duket vetëm djali që babai i saj (Jerry Orbach), beson se është. Por Baby kishte rënë në dashuri me Xhonin dhe me vallëzimin, dhe tani do të jetë në gjendje të kërcejë sensualisht netëve, mbi një urë, sa herë që ajo dëshiron. Mësimi: Mos lejoni që rrobat tuaja të përcaktojnë se kush jeni përbrenda. Të paktën nuk jeni një nga ata njerëzit e bezdisshëm me rroba të përsosura.

Screen Shot 2015-09-04 at 9.03.46 AM

Kur shoqja e vallëzimit të Xhonit mbetet shtatzënë, Baby ndërhyn duke ndihmuar, me një maturi befasuese, duke u bërë për Xhonin shoqja e re vallëzimit… dhe jo vetëm kaq. Mësimi: Universi i shpërblen veprat e mira. Edhe: pantallonat e shkurtra të stilit bermuda janë perfekte për të kërcyer sensualisht, mbi dyshemenë e sallës së vallëzimit.

Screen Shot 2015-09-04 at 9.03.50 AM

Këtu, transformimi i Baby-it nga një fëmijë në një grua është i plotë. Ata ia dalin të kryejnë “ngritjen në ajër finale”, dhe papritmas, babai i respekton. Urra! Mësimi: një fustan i bukur i bardhë, vendosmëri, dhe pak “transport shalqinjsh”, mund të duhen për të realizuar çdo ëndërr./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button