Shkence

Kini kujdes, rreziku po afrohet

Screen Shot 2015-10-20 at 23.04.31

Nëse diçka mund të shkojë keq… një zonë e trurit na bën të jemi të kujdesshëm: e ka identifikuar një skuadër angleze. Kaviet qëndronin të palëvizshme në makinë. Në një pikë të caktuar kanë kuptuar se do të ndodhte diçka e keqe: ishin për t’iu nënshtruar një elektroshoku. Dhe në atë moment u “ndez” një zonë e vogël në trurin e tyre. Kështu skuadra e Jonathan Roiser, neurolog i University College London, ka provuar drejtpërsëdrejti funksionimin e habenulës (epifiza): një stukturë e përfshirë në pritje të ngjarjeve negative. Është pjesë e një mekanizmi evolutiv themelor, thonë kërkuesit, për të qënë të kujdesshëm përballë objekteve ose kafshëve të rrezikshme (siç e dinë mirë mbledhësit e të tmerrshmit Crotalus, i quajtur gjarpri me zile).

DEPRESIONI. “Kemi ekzaminuar trurin e vullnetarëve me rezonancë manjetike funksionale, ndërkohë që u tregonim atyre fotografi: disa pasoheshin nga një shok i vogël. Njerëzit kanë mësuar shoqërizimin midis fotos dhe dhimbjes”, tregon Roiser. “Kur prisnin një shok, shtohej aktiviteti në habenulë (epifizë). Ne besojmë kështu se ka një rol në mësimin nga eksperiencat e këqija dhe në parashikimin që diçka negative mund të ngjasë”. Në kafshët, ku mekanizmi është studiuar deri tani, habenula frenon lëshimin e dopaminës, neurotransmetues i përfshirë në motivimin për të vepruar. E nëse funksionon shumë? Hipoteza është që një habenulë hiperaktive mundet t’i bëjë personat më negativë drejt së ardhmes, pesimistë. E që kjo zonë mundet të përgjigjet në mënyrë jonormale, në depresion. Nëse kjo do ishte e verifikueshme, do t’i hapej rruga terapive të reja. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button