Shkence

A mundet kirurgjia t’jua ndryshojë personalitetin?

Një anestezi e përgjithshme i çon pacientët në një koma artificiale, duke ua kursyer atyre dhimbjet e ashpra gjatë një operacioni. Por Ilaçet vijnë me rreziqe – në gjendje për të shkaktuar humbjen e kujtesës dhe edhe madje ndryshime të personalitetit…

Gjëja e fundit që Sarah Newton mban mend është gjilpëra që shpoi kurrizin e dorës së saj. Pastaj çdo gjë i kthehet në të zezë – për pak kohë të paktën. Kirurgu fillon të hapë stomakun e Newtonit. 32 vjeçarja vuan nga hipertensioni intrakranial, një gjendje e trurit që i shkakton dhimbje koke të rënda.

Operacioni do të thithë tepricën e lëngut cerebrospinal nga truri i saj dhe do të përmirësojë cilësinë e saj të jetës. Por doktori nuk e ka idenë se Newtoni mund të ndjejë çdo prekje të bisturisë së tij: “Unë mund t’i ndieja ata teksa më prisnin. Nuk isha e sigurt nëse isha duke ëndërruar”, kujton Newton. Shumë shpejt, ajo kishte dhimbje të padurueshme. “U përpoqa dëshpërimisht të lëvizja gishtat e këmbës, por nuk mund të lëvizja asnjë gjë. U përpoqa të rrisja rrahjet e zemrës që t’i bëja ata ta kuptonin, por sërish më kot. Nuk mund të rrihja qepallat, asgjë”. Për t’u shpërqëndruar, Newtoni numëronte çdo qepje dhe çdo kllapë metalike për 40 minutat që kishin mbetur nga operacioni.

Ajo që provoi Newtoni është makthi më i keq i çdo pacienti – por nuk është në asnjë lloj mënyre i vetmi problem që shoqëron anestezinë. Të kombinuar me stresin e operacionit, anestezikët ndikojnë  proceset në tru për më gjatë sesa ju do ta imagjinonit, dhe mund të provokojnë errësim të plotë dhe haluçinacione.

Atëherë, cfarë është saktësisht nënshtrimi ndaj anestezisë? “Një anestezik i përgjithshëm ka pesë komponentë”, thotë Emery Brown, profesor i Anesteziologjisë në Universitetin e Harvardit. “Juve supozohet të jeni i pandërgjegjshëm. Supozohet të mos keni dhimbje. Supozohet të mos mbani mend. Neve duam që ju të mos lëvizni, ndërsa dikush është duke ju operuar. Dhe ne duam që ju të jeni stabël fiziologjikisht – stabël në rrahjet e zemrës, stabël me presionin e gjakut dhe frymëmarrjen”.

Të qënurit nën një anestezik është ndryshe nga të fjeturit; është një koma e detyruar mjekësore dhe pacienti mund të kthehet në çdo kohë. Kjo bëhet e mundur nga një përzierje e tre lloj preparatesh: hipnotikët e “fikin” ndërgjegjen, analgjezikët zvogëlojnë dhimbjen dhe relaksuesit e muskujve paralizojnë reflekset mbrojtëse të trupit. Hipnotikët janë të gaztë ose të lëngshëm dhe merren me frymën, përmes një maske ose injektohen në gjak përmes një intravenoze në kurrizin e dorës. Në 80 % të rasteve , anestezikët janë kombinim gazi dhe preparatesh në venë. Ata janë si përzierje koktejli – vetëm se pirja e tyre duhet të ballafaqohet ndaj simptomave dhe historisë mjekësore (anamnezës) së pacientit, ashtu si edhe lloji dhe faza e operacionit. Por çfarë ndodh nëse përzierja nuk është ajo e duhura?

ÇFARË NDODH NËSE ANESTEZIKU DËSHTON?

Ulërimat ose dajaku nuk është një opsion nëse kjo gjë ndodh. Kjo për arsye se pacientit i jepen relaksues muskujsh në fillim të operacionit. “Këto lejojnë një tub frymëmarrje të ushqehet për në laring pasi anesteziku është administruar. Kur stomaku është fokusi i operacionit, relaksuesit e muskujve administrohen shpesh përgjatë gjithë procedurës, me qëllim për ta bërë punën e kirurgut më të lehtë”, shpjegon Dr Sascha Kreuer, drejtor i anestezisë në Universitetin e Saarland-it. Në rastet më të këqija, pacienti mund ta ndiejë çdo lëvizje të kirurgut. Dhe ka një rrezik të madh për çrregullime stresi post-traumatike. “Ndonjëherë ndërgjegjësimi gjatë anestezisë është i vështirë për t’u mënjanuar, për shembull në pacientët e urgjencës. Nëse dikush vjen në klinikë gjysëm i vdekur, qarkullimi i tyre është pothuaj i paqëndrueshëm”, shpjegon Dr. Hugo Van Aken nga Universiteti i Munsterit. Hipnotikët dhe qetësuesit e dhimbjeve zvogëlojnë presionin e gjakut dhe e bëjnë zemrën të rrahë me shpejtësi. “Në këto raste unë duhet të zvogëloj dozën e anestezikut, kështu që të mos e destabilizoj pacientin më tej”, thotë Van Aken.

Operacionet tek të droguarit, hapjet cezariane të kryera nën anestezik të përgjithshëm dhe operacionet e zemrës konsiderohen gjithashtu me rrezik. Në rastin e Sarah Newtonit u gjet se e kishte fajin anestezisti: ai e ndaloi anestezinë shumë shpejt. Por pse nuk e kuptoi ai gabimin e tij? Dhe si mund ta zvogëlojmë ne rrezikun e kësaj ndodhie?

Pyesni doktorët se si preparatet që ata administrojnë funksionojnë në tru dhe përgjigja rezervë është zakonisht: “Unë nuk e di.” Por jo me Emery Brown. Ai shfaqet ta ketë çkoduar misterin, të paktën për preparatin anestezik propofol. Preparatet hipnotike ndikojnë sistemin qëndror nervor, Talamusin, korteksin dhe trungun e trurit dhe influencon sesi komunikojnë këto zona. Në EEG-në aktiviteti i trurit është i portretizuar si valë me amplitudë të madhe. “Kur unë i injektoj dikujt propofol, valët në EEG ndryshojnë. Nën kushte normale ato shënojnë një amplitude përreth 5 mikrovolts. Nën influencën e propofolit, rezultati rritet nga 50 deri në 100 mikrovolt, ndonjëherë edhe më shumë”, thotë Brown. Teoria e tij? Modeli normal i trurit me intesitet të ulët, por i valëve me frekuencë të lartë kalon në një puls më pak të shpeshtë, por më intensiv, sapo pacientët janë vendosur nën anestezi. Propofoli ngre valët e trurit në një ritëm që do të thotë se është i vështirë për të përcjellë mesazhe. Sapo furnizimi me hipnotikë ndalet, procesi i zgjimit fillon. Në varësi të dozës së anestezisë, kjo kërkon midis pesë dhe dhjetë minuta. Por pas operacionit, disa pacientë janë jo si zakonisht, janë emocionalë, të harrueshëm, ose “pa tru”…

ÇFARË ËSHTË DELIRI POST-OPERATIV

“Çdo operacion është traumatik për trupin. Ky stres shkakton një reaksion inflamator që ndikon tek truri dhe mund të çojë në konfuzion ose haluçinacione”, shpjegon Van Aken. Nëse simptomat zgjasin më shumë sesa 24 orë, përdoret termi delir post operativ. Ata që preken i kthehen normalitetit për një javë, por në raste të rralla rendimenti i trurit mund të kompromentohet për deri në gjashtë muaj. Pacientët të cilët marrin rregullisht pilula gjumi, ata me ritme cirkadiane kanë qënë të prekur, për arsye se ata kanë qënë nën kujdes intensiv, ose njerëz mbi të 65-at kanë një rrezik të shtuar deliri. Trauma e operacionit dhe lloji i anestezikut të përdorur mundet gjithashtu të dobësojë rendimentin e njohjes për disa muaj.

Një sindromë e njohur si Disfunksion Postoperativ i Njohjes (POCD) dobëson memorien e një personi dhe aftësisnë për të zgjidhur detyra komplekse – një studim gjeti se atyre iu desh 4 herë më gjatë për të lexuar gazetën. Ata mbi të 60-tat janë veçanërisht në rrezik, duke qënë të prekur një në katër veta. Ndërsa njerëzit e rinj shërohen relativisht shpejt, POCD shpesh nxjerr demencë të pazbuluar në dritë në pacientët më të moshuar.

Në dhomën e rehabilitimit pacientët duhet gjithmonë të jenë nën kontroll mjeksor, përndryshe mund të ndodhin aksidente tragjike. “Shumica e njerëzve të cilët vdesin nga efektet e anestezisë bien viktimë e kujdesit post-operativ të dobët. Kjo do të thotë se nuk ka një dhomë rehabilitimi, ose paisjet janë difektoze, ose nuk ka sa duhet personel, kështu që pacientët lihen vetëm”, thotë Van Aken. Për të pasur paqe me veten, ata që presin të operohen duhet gjithmonë të nxisin për temën përpara operacionit. Kush do të ketë përgjegjësinë e anestezikut? Çfarë ndodh në dhomën e rehabilitimit? A është dhoma gjithmonë me personel? Doktorët e mirë nuk duhet t’i kenë asnjëherë problem këto pyetje. /New Scientist/

e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button