Bota

Kishte planifikuar serial sulmesh në Europian, kapet me armë e municione

Screen Shot 2016-06-06 at 13.09.20

Një person tejet i rrezikshëm i kap në Ukrainë javën e shkuar. Më vonë u mësua se ai kishte planifikuar serial me sulme terroriste në Europian 25 vjeçari francez Gregoire M.. po planifikonte 15 sulme terroriste gjatë Europianit, duke filluar nga ceremonia e hapjes që zhvillohet të premten në Paris. Atij iu sekuestrua një arsenal i mirëfilltë armësh.

Arrestimi i tij u bë gjatë momentit kur francezi, i cili i përkiste organizatave ekstremiste të djathta, po përpiqej të kalonte kontrabandë nga Ukraina në Poloni eksplozivët dhe armët që kishte mbledhur për të realizuar këto sulme.

Shërbimet sekrete ukrainase e konfirmuan sot këtë lajm, duke publikuar edhe fotot dhe videot e të arrestuarit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestruan disa kallashnikovë, dy granatahedhëse RPG­7, 125 kilogram eksplozivë dhe 20 detonatorë elektrikë.

Leave a Reply

Back to top button