Motivuese

Kjo botë ka nevojë për njerëz që i ndihmojnë të tjerët të përmirësohen bashkë me ta…

Booker T. Washington ka thënë: “Unë nuk do të lejoj asnjë person që të më lëndojë shpirtin duke më bërë ta urrej atë”. Ai ishte një skllav e emancipuar, por mbetej një skllav dhe kishte çdo arsye për ta urryer veten e tij. Por ai zgjodhi të dashuronte. Ky është një mësim që na e japin dhe plot persona të tjerë. Ky është mësimi, ndoshta më i vjetri, që mund të na jetë transmetuar ndonjëherë.

Ne mund ta urrejmë sëmundjen, por nëse ne e njohim veten tonë, nëse ne i njohim vlerat tona të vërteta, atëherë ne do të kemi mundësinë të duam edhe ata që janë emocionalisht dhe moralisht të sëmurë. Kjo është nevoja më e madhe që ka bota sot.

Bota nuk ka nevojë për të luftuar që të sigurojmë sa më shumë pasuri, sa më shumë prona e të mos pyesim për ata që lëmë pas, apo për ata që nuk kanë as për të ngrënë përgjatë ditës. Bota ka nevojë për njerëz që mundohen t’i ngrejnë dhe të tjerët bashkë me veten. Është e lehtë të dalësh vetë në krye e të mos mendohesh për të tjerët. Nuk të duhet të bësh asgjë. Çështja është ta mbrosh tjetrin e ta ndihmosh atë, nëse të jepet mundësia. Për këtë ka nevojë kjo botë. Pikërisht për mirësinë dhe bujarinë.

Leave a Reply

Back to top button