Shendeti

Kjo është historia e pabesueshme e Henry Molaison, njeriu që “harroi të kujtonte”

Historia e tij është një nga më të njohurat në historinë e neuroshkencës. Ishte shembulli më shqetësues i mungesës së kujtesës që është vërejtur ndonjëherë

Historia e tij është një nga më të njohurat në historinë e neuroshkencës. Pas një ndërhyrje neurokirurgjikale për shkak të krizave epileptike, H.M., 27 vjeç, humbi mundësinë për të depozituar kujtime të reja. Heqja e lobeve mediale të trurit, përfshirë hippocampusin, vendimtar për konsolidimin e kujtimeve të përvojës, përmirësoi epilepsinë, por e bëri atë të paaftë për të regjistruar ndonjë informacion të ri, që nuk e dinte para operacionit. Ishte shembulli më shqetësues i mungesës së kujtesës që është vërejtur ndonjëherë: çdo ditë ishte një tabelë e bardhë, e cila duhet të shkruhej nga fillimi. Pjesërisht, H.M. vuante edhe nga amnezia e prapambetur: me pjesët e larguara, u zhdukën edhe kujtimet deri në 10 vjet përpara operacionit, duke përfshirë ato të pamjes së tij. H.M. tashmë e kujtonte veten, vetëm kur kish qenë në moshën 17 vjeçare. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button