Foto

Kjo është protestë makabre. Fotot që po trondisin botën

Screen Shot 2015-02-16 at 22.24.50

Fëmijë të veshur me kostume të burgosurish ngjyrë portokalli (sikurse pengjet e ISIS-it) dhe të mbyllur në një kafaz, gati për t’u djegur njëlloj si piloti jordanez Muad Kasesbeah.
Është një inskenim makabër i aktivistëve sirianë kundër regjimit të Bashar al Assad i akuzuar për vrasjen e mijëra opozitarëve duke bërë që shtypi ndërkombëtar të heshtë.
Për të tërhequr vëmendjen e medias për bombardimet në Douma, një lagje e Damaskut në duar të rebelëve, opozitarët kanë menduar të ndërtojnë një kafaz njëlloj si xhihadistët e ISIS që vranë pilotin.
Aktorët e vegjël mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Mjaft vratë fëmijë” dhe “Gazetat tuaja flasin për pilotin jordanez të djegur të gjallë, por jo për fëmijët e karbonizuar në Douma”.
Sipas organizatës britanike “Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut” janë të paktën 183 viktima nga bombardimet në Douma në 10 ditët e para të shkurtit.
Media qeveritare shkruan se bëhet fjalë për një sulm ndaj rebelëve por mendohet se nga sulmi janë vdekur të paktën 20 gra dhe fëmijë. Kjo lagje u pushtua fillimisht nga grupet rebele të Ushtrisë së Lirë Siriane, por më pas u pushtua nga guerilë të grupeve islamike.

Screen Shot 2015-02-16 at 22.25.06 Screen Shot 2015-02-16 at 22.25.01 Screen Shot 2015-02-16 at 22.24.55

Leave a Reply

Back to top button