Bota

Kjo foto e George H.W. Bush dhe Bill Clinton do t’ju bëjë të qeshni

Bush:”Vizitë e veçantë sot nga  një mik i madh – dhe tani, një autor i suksesshëm. Për fat të mirë unë kisha një çift të sapo larë çorapësh @BillClinton për të festuar rastin.”

Donald Trump ka dëshmuar se jo çdo president shkon mirë  me paraardhësin e tij, por të paktën disa prej ish-presidentëve të Amerikës gëzojnë një lidhje miqësore. Ish presidentët George H.W. Bush dhe Bill Clinton janë (fatmirësisht) pjesë e kësaj kategorie, dhe gjatë një vizite të kohëve të fundit, ata publikuan  një foto qesharake që do t’ju ngrohë zemrat. . . dhe këmbët tuaja.

 

Kur Klinton shkoi për të vizituar Bushin – i cili së fundmi është bërë i ve, dhe po shërohet nga disa probleme të frikshme shëndetsore – për takimin e tyre vjetor, Bush e befasoi “shokun e tij të madh” Clintonin me një palë çorape të çuditshme.

Megjithatë, nuk po flasim për këpucë vallëzimi. Jo, Bush kishte veshur një palë çorape të stampuara me fytyrën e qeshur të Clintonit! Është traditë që të dy ish presidentët të ndajnë  shakara mbi çorapet gjatë vizitave të tyre miqësore, dhe fotografia e këtij  takimi të veçantë është një nga shembujt më të mirë të  miqësisë presidenciale./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button