Horizonti.al

Kjo gropë “e çmendur” ujore është një portë drejt një bote fantazish (Video)

Screen Shot 2016-04-18 at 07.52.33Do të na pëlqente t’ju thonim se është një portë ujore që të shpie tek Narnia ap Atlantida, por në këtë mënyrë do të ndaleshin kërkimet për portalet e vërtetë drejt tyre. Qëllimi i saj është më pak fantastik, por sërish shumë mbresëlënës. Eshtë pjesë e një dige hidroelektrike në Cocao do Conchos në Portugali.

E ndërtuar në vitin 1955, kjo gropë ujore shkon nga Ribeira das Naves për në Lagoa Comprida. Tuneli është 1519 metra i gjatë. Njerëzit udhëtojnë në këtë zonë vetëm për të parë këtë mrekulli të dorës së njeriut. Ritmi i rrjedhjes së ujit, hyrja e përsosur rrethore dhe ndërtimi i myshkut i japin strukturës një pamje natyrore të mrekullueshme. Aj është një prej strukturave më artistike dhe utilitare të bëra nga dora e njeriut./bota.al

Leave a Reply

Back to top button