Shkence

Klima, paralajmërimi i fundit

Një tjetër mister për komunitetin shkencor është që rritja e lëshimeve e rregjistruar në vitin 2013 nuk ka ardhur e gjitha si pasojë e burimeve njerëzorë të ndotjes, por pjesërisht edhe prej një aftësie të reduktuar të biosferës për të përthithur anhidridin karbonik. “Eshtë sikur makina tretëse e planetit ka mbërritur në një pikë kritike, ka pushuar së funksionuari sepse është bllokuar”. Toka ka vështirësi në frymëmarrje? Dhe a është e kurueshme kjo sëmundje?

climate-changeViti 2013 ka qenë më i keqi për ndotjen atmosferike në tre dekadat e fundit. Lëshimet globale të anhidridit të karbonit dhe gazeve të tjerë që kontribuojnë për efektin serrë kanë qenë më të lartët që nga viti 1984, data prej kur ekzistojnë lexime të saktë dhe të besueshëm mbi gjendjen e atmosferës së tokës. “Ligjet e fizikës nuk janë të negociueshëm – ka deklaruar dje Sekretari i Përgjithshëm i OBM (Organizata Botërore e Meteorologjisë), Michell Jarraud, teksa komentonte të dhënat. Lëshimet e CO2 në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen do të akumulohen, dhe do të kenë një impakt global si mbi ngrohjen, ashtu edhe mbi acidifikimin e oqeaneve. Koha po skadon: ajo që kemi në dispozicion për të riparuar dëmet po mbaron”.
Lëshimi i CO2 gjatë vitit 2013 ka qenë 396 Ppm, 2.9 më shumë në krahasim me një vit më parë. Në rritje, ndonëse me një ritëm më pak të dukshëm, janë edhe metani dhe protoksidi i azotit, dy gazra të tjerë që janë futur në listën e rreziqeve mjedisorë për ngrohjen e atmosferës. Këta zbulime nuk janë bërë në qendrat e burimeve ndotës, si centralët me qymyr apo skapamentot e automobilëve. Janë direkt të nxjerrë në mjedis, shpesh herë në nivelin e detit apo pyjeve të gjelbër, e si pasojë janë një shumë algjebrike e besueshme që tregon se sa ka ndryshuar cilësia e ajrit, nga një vit në tjetrin.
TE DHENAT
Përballë këtyre shifrave, shkencëtarët kanë një arsye të sikletosen, për arsye se në të vërtetë gjatë viteve të fundit pjesa më e madhe e lëshimit të gazrave nuk është përkthyer në mënyrë lineare në një rritje të temperaturave. Paneli i OKB për ndryshimet klimatike sugjeron që ngrohja e pakët ka ardhur prej një cikli 30-vjecar të rrymave oqeanike që po shtyn nxehtësinë në thellësitë e deteve, dhe që do të vazhdojë edhe për të paktën dhjetë vjet. Nëse kjo ndodh, pasojat në fund të ciklit do të jenë katastrofike, me një rifillim të shpejtë të ngrohjes së ajrit, si dhe një përshpejtim të shkrirjes së akujve.
Një tjetër mister për komunitetin shkencor është që rritja e lëshimeve e rregjistruar në vitin 2013 nuk ka ardhur e gjitha si pasojë e burimeve njerëzorë të ndotjes, por pjesërisht edhe prej një aftësie të reduktuar të biosferës për të përthithur anhidridin karbonik. “Eshtë sikur makina tretëse e planetit ka mbërritur në një pikë kritike, ka pushuar së funksionuari sepse është bllokuar”, ka deklaruar përgjegjësja e kërkimeve atmosferike në OBM, Oksana Tarasova.
Një fenomen i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 1998 për shkak të një zgjerimi të paprecedentë të zjarreve në pyje, të shoqëruar prej pranisë së El Ninos. Vitin që kaloi, këto variabla kanë mbetur në normë, kështu që bllokimi i biosferës i ka shtuar hipoteza shqetësuese zhvillimeve të të ardhmes: Toka ka vështirësi në frymëmarrje? Dhe a është e kurueshme kjo sëmundje? Me siguri dimë që depozitimi i CO2 në oqeane (me një ritëm të frikshëm prej 4 kg në ditë për cdo njeri) është më i shpejti në 300 milionë vite, dhe po prodhon një acidifikim të shpejtë të ujërave, e si pasojë një reduktim të aftësisë për të thithur anhidridin karbonik.
Pra, injoranca dhe dyshimet nuk bien ndesh me imperativin e parë: atë të ndalimit të dorës së njeriut që i shton gazra ambientit; një objektiv asnjëherë i kundërshtuar në nivel politik dhe i vështirë për t’u realizuar deri në këtë moment. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon ka thirrur në 23 dhjetor në Nju Jork, me rastin e hapjes së punimeve të ansamblesë së OKB, një seancë speciale të dedikuar emergjencës së klimës. Do të përcaktohet një kalendar që do të cojë në një tjetër konferencë, për t’u mbajtur në Paris në fund të 2015-ës. Por si ka ndodhur në samitet e mëparshëm të Kiotos dhe Rios, edhe takimi i Parisit është shoqëruar që tani nga një polemikë mbi instrumentat që do të duhen për të vënë në zbatim masat e dakordësuara. Ideja e përgjithshme është që do të duhet të bashkërendohet një nivel obligimi për vendet anëtarë, por që tani dihet se një detyrim i tillë nuk do të mund të aplikohet për zbatimin e rekomandimeve. Në rastin më të mirë, rregullat do të kenë të bëjnë me unifikimin e instrumentave dhe vlerave të monitorimit të klimës, të masave si dhe protokollëve. Edhe ky do të ishte një hap përpara në krahasim me izolimin që ka bllokuar në të kaluarën cdo veprim pas konferencave, falë edhe një numri të lartë dhe të kualifikuar vendesh rebelë. /Il Messaggero/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button