Shkence

KLIMA/Europa jugore do të bëhet si Saharaja

klimaNëse njerëzimi nuk merr masa drastike, temperatura globale do të rritet me 4 gradë deri në fund të këtij shekulli, gjë që do të sjell ndryshime të pashmangshme në stilin e jetës së njerëzve dhe emigrimin e tyre nga rajoni ku aktualisht jetojnë.

Eksperti për ndryshimin e klimës, Nicholas Stern, paralajmëron se sipas të dhënave në dispozicion, bota po shkon në shkatërrim nëse nuk merren masat që ndalojnë rritjen e temperaturës, raportojnë mediat franceze, transmeton Telegrafi. Stern shpjegon se në 10 milionë vitet e fundit nuk janë raportuar rritje aq të mëdha të temperaturës në Tokë dhe se raca njerëzore – që u shfaq vetëm 250 mijë vjet më parë – nuk kishte jetuar në botën më të ngrohtë për 4 gradë.

Në 8000 vitet e fundit, temperatura mesatare është pothuajse konstante, me lëkundje në mes të 1- 1.5 gradë. Stabiliteti i tillë klimatik ka mundësuar kultivimin e grurit, të prodhimit bujqësor në prona afatgjata dhe shpërnguljen e përhershme të popullsisë në fshatra dhe qytete.

Në bazë të disa studimeve shkencore, Stern ka krijuar një pamje të botës sa i përket temperaturave mesatare mbi 4 gradë.

Evropa Jugore do të shndërrohet në Sahara, ndërsa shkretëtira afrikane do të përhapet në jug me pasoja shkatërruese për vende të veçanta, përfshirë Nigerinë. Bora do të zhduket nga kurorat e Himalajave, gjë që do të sillte ndryshime në shtratin e lumit dhe drejtimet e rrjedhave ujore, nga të cilat dy miliardë njerëz varen. As kontinenti amerikan nuk do të kursehet, sidomos Andet dhe malet shkëmbore. Shkrirja e dëborës nga malet mund të shpie në mungesë kronike të ujit që godit shumë popullsi.

Përveç kësaj, musonet në Indinë veriore, nga të cilat varet e veprimtaria bujqësore e qindra miliona njerëzve, do të ndryshohet rrënjësisht, duke çuar në emigrimin masiv dhe ndryshimet themelore në nivelin e mënyrave të prodhimit dhe konsumit të drithërave, bishtajave dhe perimeve. Pyjet, si baseni i Amazonës, do të ndikohen nga shkatërrimi dhe zhdukja e mijëra specieve që nuk do t’ju rezistojnë ndryshimit të klimës.

Fenomenet ekstreme klimatike, karakteristikat e të cilave janë erërat shkatërruese – uraganet, stuhitë dhe ciklonet – do të bëhen dukuri e zakonshme. Niveli i detit do të rritet. Tre milionë vjet më parë, kur temperatura në planetë ishte për tre gradë më e lartë se e shekullit XIX, niveli i detit ishte më i lartë për 20 metra se sa është sot.

Rritja në nivelin e detit për dy metra në krahasim me tash, detyron 200 milionë njerëz të shpërngulen. “Një skenar i tillë do të mund të ndodhë para fundit të shekullit”, thotë Stern. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button