Shkence

Klone, androidë, mikroçipe: serialët televizivë u paraprijnë arritjeve të shkencës

kloneNdërkohë që shkencëtarët projektojnë të ardhmen në laboratorë, televizioni i paraprin realitetit që do të jetojmë. “Star Trek” fliste për kohëra të papërcaktuara për cd, telefona satelitorë, kompjuterë që mbaheshin në duar. Sot, seritë televizive kanë klone, androidë, mikroçipe. Parashikime realistë për të ardhmen? Apo thjeshtë imaginatë?

E ardhmja e krijuar nga J.J.Abrams – krijuesi i serisë së suksesshme “Lost” – tek seriali “Almost Human” është e mbushur me androidë shumë të ngjashëm me qeniet njerëzore që, në Los Angelesin e vitit 2040, vihen në krah të policëve në luftën kundër kriminalitetit. Seria flet edhe për robotizimin e qenies njerëzore dhe për humanitetin e robotëve. Protagonistë janë një çift agjentësh: John Kennex është me mish e me kocka, por jo vetëm kaq: ka një këmbë kibernetike dhe kujtesa e tij i nënshtrohet “upload”-eve të vazhdueshëm. Kolegu i tij android, është një përzierje centralesh dhe fijesh elektrike, ka reagime emotivë të papritur. Një vijë ndarëse që nuk është e vetmja temë e serisë, e cila zhvillohet edhe mbi temën e racizmit, jo vetëm njerëz kundër makinave, por edhe lëkurës (ndonëse sintetike): roboti me ngjyrë, mu në kulmin e presidencës Obama, nuk është rastësor.

“Orphan Black” flet për klone, një temë që, nga koha e Deles Dolly (2006-2013) janë bërë më shumë realitet se sa fantashkencë. Sarah Manning zbulin se është frut i një eksperimenti shkencor: në të vërtetë është një klon – vetëm në sezonin e parë gjen 10 “vetvete” të tjera – është një prej replikave të shumta të përhapura nëpër botë, dhe dikush po përpiqet t’i vrasë të gjitha. Ajo që ndahet në dhjetë, është aktorja kanadeze Tatiana Maslany e cila për dy orë kalon nga një personazh në tjetrin, duke ndryshuar makiazhin dhe veshjet, dhe duke punuar mbi personalitetin. Një emër që sipas botës së shoubizit, ka kaluar gjithë pritshmëritë dhe që duhet mbajtur shënim. Një seri për të mos u humbur, të cilës disa revista i kanë kushtuar kopertinën. Për tatiana Maslanyn, duplikimi, më shumë se i personalitetit, është i vetë imazhit të saj: “Në tapetin e kuq, pyes veten se cilit prej dhjetë personazheve dua t’i ngjaj, e vërteta është që të gjithë ne, herët a vonë duam të jetojmë si njerëz të ndryshëm”.

Tek seriali “Intelligence”, Gabriel Vaughn është një agjent me një mikroçip të vendosur në tru, që i mundëson të marrë të gjithë informacionet, përmes internetit, telefonëve dhe satelitëve. Arrin të futet në banka të dhënash, të zhbllokojë sisteme sigurie, të lidhet me gjithcka që është në internet. Në një farë kuptimi, ndjek gjurmët (informatike) të “Person of Interest”, me autorë J.J.Abrams dhe Jonathan Nolan, ku teknologjia e Vëllait të Madh lejon parandalimin e krimeve përmes një lloj programi survejimi në masë (një realitet që Eduard Snoudeni ka demonstruar se nuk është futuristik, por aktual). Për të vazhduar me “Alphas”: falë një ADN-je të vecantë, pesë persona kanë aftësi të jashtëzakonshme psikofizike (dhe për këtë arsye quhen subjekte “Alpha”): dikush ka një focë fizike të pabesueshme, dikush një shënjestër të pagabueshme, një tjetër arrin të manipulojë këdo, si t’i pëlqejë, një tjetër arrin të kapë frekuenca televizive me trupin e tij. Dhe i fundit mundet të shfrytëzojë në maksimum të pesë shqisat.

Skenarë futuristë. Por ndoshta kishte të drejtë “Star Trek”, dhe një ditë teletransportimi do të jetë realitet. Ndoshta do të përfundojmë si majmunët e sotëm në një kafaz të kopshtit zoologjik, ndërkohë që robotët që kemi krijuar do të vijnë të na hedhin karamele.

Leave a Reply

Back to top button