Shkence

Koha në një shishe / Misteri i déjà vu-së

Në romanin e tij, “Në kërkim të kohës së humbur”, Marsel Prust përshkruan ndjesinë e déjà vu: “Unë e kisha parë me herët, duke qëndruar paksa prapa në anë të rrugës ku qemë duke udhëtuar, tre pemë të cilat ndoshta shenjonin hyrjen në një rrugë të pyllëzuar dhe formonin një model, të cilin unë e nuk shihja për herë të parë. Unë mund të mos arrij të rindërtoj saktë vendin, por ndjeva se ajo panoramë ishte e njohur për mua më herët; prandaj ndërsa mendja ime lëkundej ndërmjet një viti të largët dhe momentit aktual, Balbec dhe rrethinat e saj filluan të shpërbëhen dhe unë pyeta veten nëse i gjithë udhëtimi nuk qe një diçka që të bëje të besoje”.  Ndjenja e çuditshme e shkëputjes që përshkruan Prust, është ndoshta ajo që e bën skenën të duket e jashtëzakonshme, e frikshme, befasuese apo emocionuese…

Screen Shot 2016-04-23 at 11.50.09

Ju ndoshta keni patur kohët e fundit një moment kur jeni ndalur dhe kuptuar se në disa detaje delikate, gjithçka duket e njohur: i njëjti person që është pritur në rradhë për kafe, që ka veshur të njëjtën këmishë, apo e njëjta makinë që kalon gjatë kohës kur ju shkoni çdo mëngjes për në punë. Çfarë po ndodh?

Shumëkush pretendon se e ka përjetuar atë moment, dhe se vetë gjuha angleze nuk ka një fjalë për të. Termi déjà vu – fjalë për fjalë nga frëngjishtja do të thotë “tashmë e parë”, – është përdorur fillimisht nga filozofi francez dhe studiuesi Emil Buarak në vitin 1876. Që atëherë, déjà vu është përshkruar gjerësisht në muzikë, letërsi dhe filma – mund të jetë po aq delikate sa edhe lepuri i bardhë që duke kërcyer kthehet sërish në strofullën e tij.

Ri-jetimi i momentit
Në romanin e tij, “Në kërkim të kohës së humbur”, Marsel Prust përshkruan ndjesinë e déjà vu: “Unë e kisha parë me herët, duke qëndruar paksa prapa në anë të rrugës ku qemë duke udhëtuar, tre pemë të cilat ndoshta shenjonin hyrjen në një rrugë të pyllëzuar dhe formonin një model, të cilin unë e nuk shihja për herë të parë. Unë mund të mos arrij të rindërtoj saktë vendin, por ndjeva se ajo panoramë ishte e njohur për mua më herët; prandaj ndërsa mendja ime lëkundej ndërmjet një viti të largët dhe momentit aktual, Balbec dhe rrethinat e saj filluan të shpërbëhen dhe unë pyeta veten nëse i gjithë udhëtimi nuk qe një diçka që të bëje të besoje”.

Ndjenja e çuditshme e shkëputjes që përshkruan Prust, është ndoshta ajo që e bën skenën të duket i jashtëzakonshme, frikshme, befasuese apo emocionues.
Rreth dy të tretat e njerëzve, do të përjetojnë të paktën një episod të vetëm déjà vu gjatë jetës

së tyre. Kjo zakonisht zgjat vetëm disa sekonda apo minuta, por njerëzit e kujtojnë përvojën në detaje të gjalla edhe shumë vite më pas. Déjà vu ndodh tek burrat dhe gratë në masë të barabartë. Ajo ndodh më shpesh tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj, dhe pastaj venitet me kalimin e viteve.

Rasti i fundit i déjà vu kronike ishte unik, pasi personi qe tërësisht i shëndetshëm, të paktën kështu thotë bashkë-autori i studimit, neuropsikologu konjitiv Kris Mulin nga Universiteti Pier Mendez në Grenoblë të Francës. “Nuk kishte asnjë problem me trurin apo kujtesën e tij. Asnjë dëmtim neurologjik”- shprehet Mulin.

Subjekti përjetonte déjà vu thuajse çdo ditë, shumë më tepër sesa ndodh zakonisht një herë apo dy herë në vit. Ndonjëherë zgjaste deri në 30 minuta. Shkencëtarët të cilën kanë punuar mbi studimin, i cili u botua në dhjetor të vitit 2014 në Gazetën e Raporteve të Rasteve Mjekësore, besojnë se shkaku i saj mund të ketë qenë ankthi. Sa më shumë që ai shqetësohej për këtë dukuri, aq më keq rëndohej problemi, pohon Mulin.

Një ‘anomali’ në sistem
“Një déjà vu ndodh kur njerëzit kanë ndjesinë e kujtesës pa praninë e kësaj të fundi”- thotë psikologu Akira O’Konor nga Universiti Shën Endrju në Britaninë e Madhe. “Mospërputhja” kur ndjehet diçka e re rezulton në një “familjaritet të rremë”. Një zonë në tru e quajtur lobi temporal, është përgjegjëse për kujtesën. Një strukturë në lobin temporal ruan kujtesën e përvojave të mëparshme, dhe një tjetër është përgjegjës për përcaktimin e afërsisë. Të dy normalisht punojnë së bashku pa ndërprerje.

Ndjenja fillestare e déjà vu-je mendohet të ndodhë kur ato dalin nga sinkronizimi. “Ne e përdorim kujtesën gjatë gjithë kohës”- thotë O’Konor. Truri krijon vazhdimisht lidhje dhe e integron informacionin, por ne rrallë jemi të vetëdijshëm për atë – derisa diçka shkon keq. Një “anomali” në sistem – një mosfunksionim në lobin temporal – mund të jetë shkaku. “Truri sinjalizon se diçka që duhet të jetë njohur në fakt nuk është”- shton ai.

Kjo është e krahasueshme me bllokimin nervor që ndodh gjatë epilepsisë, dhe mund të jetë i njëjti mekanizëm që shkakton déjà vu-në tek njerëzit e shëndetshëm. O’Konor ka eksperimentuar provokimin e déjà vu-së në laborator. Ai ka përdorur hipnozën dhe një listë fjalësh për të shkaktuar ndjesinë e mosngulitjes që e shoqëron dike, i cili që ka ndjenjën e gabuar të njohjes.

Kohët e fundit, ai ka qenë duke përdorur teste të kompjuterizuara dhe një MRI funksionale. Edhe pse është ende në fazat e hershme, ai thotë se studimi mund t’i lejojë shkencëtarët të marrin në shqyrtim rajonet të veçanta të trurit, të cilat prodhojnë aktivisht efektin déjà vu. Një hipotezë e dytë është propozuar nga Ana Kleri, psikologe konjitive në Universitetin Shtetëror të Kolorados.
Déjà vu-ja është e lidhur zakonisht me vende, dhe Kleri beson se nxitja nën një mjedis të ri mund t’i ngjajnë atyre në një mjedis të vjetër. Kështu një ndjenjë e vërtetë njohjeje mund të shkaktohet nga gjendje të ngjashme hapësinore në vende të ndryshme (p.sh hotele, aeroporte, autostrada). Ajo ka organizuar edhe një eksperiment me një reailitet virtual 3-D, në të cilën njerëzit hasin të njëjtat struktura në skena të ndryshme brenda një fshati (të quajtur déjà ville).

A e kam ëndërruar këtë më parë?
Më shumë se 30 teori shkencore janë publikuar, në përpjekje për të shpjeguar këtë dukuri të mistershme. Asnjë prej tyre nuk është provuar; dhe as domosdoshmërisht nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Një nga pengesat e hulumtimit, është se déjà vu-ja është e vështirë për t’u prodhuar në një mjedis laboratorik, thotë Mulin. Ajo është kalimtare. Nuk ka asnjë metodë për ta evokuar atë vazhdimisht, dhe në mënyrë të besueshme.
Dhe vetë-raportimet janë subjektive. “Kur njerëz të ndryshëm thonë se kanë përjetuar një déjà vu, është e vështirë të dimë nëse ata kanë përshkruar një përvojë të njëjtë”- nënvizon Mulin. Një numër i iluzioneve të kujtesës, mund të jenë të lidhura me déjà vu. Sa për të filluar me Jamais vu, është ndjenja e të parit të diçkaje sikur është për herë të parë, kur në fakt ajo është e njohur.

Déjà entendu i referohet ndjesisë së dallueshme të dëgjimit të diçkaje të dëgjuar tashmë, si një pjesë muzikore ose një zë i ri. Déjà su do të thotë diçka tashmë e njohur (intelektualisht). Déjà pensee do të thotë që është menduar diçka. Déjà senti i referohet diçkaje të ndjerë me herët. Duke pasur parasysh se nuk ka një shpjegim të thjeshtë për déjà vu, dhe fenomenet e tjera të kujtesës, disa njerëz besojnë tek shkaqet mistike apo shpirtërore, si dëshmi të jetëve të kaluara apo parashikimet për të ardhmen.

Shkencëtarët në përgjithësi i refuzojnë koncepte të tilla, por kjo nuk do të thotë se déjà vu në vetvete duhet të shpërfillet. Ajo shoqërohet shpesh me një mprehje të shqisave dhe rritje të ndërgjegjësimit. Si e tillë, déjà vu mund të jetë një shans për të marrë parasysh një situatë apo vend. Mund të ofrojë mundësi për zbulime. Apo ndoshta truri po sinjalizon se ka diçka me vlerë që duhet ri-parë.

Déjà vu gjithashtu mund të shkaktohet nga një ëndërr ose përvojë imagjinare. Ndjenja e intuitës mund të jetë e dobishme tek kreativiteti por dhe zgjidhja e problemeve. Së fundmi, déjà vu mund të shërbejë si një kujtesë e aftësisë njerëzore për të imagjinuar veten në situata në të kaluarën apo të ardhmen, përsosë kujtimet, dhe rindërtojë përvojën e botës së dikujt.

Një kuptim i ri?
Ka kaluar më shumë se një dekadë, që nga koha kur Mulin hasi për herë të parë një pacient me sindromën e déjà vu-je kronike. Ai pacient vuante gjithashtu edhe nga çmenduria. Megjithatë, Mulin beson se burime të ndryshme për ngjarjet – dhe jo vetëm ankthi – ende ka mundësi të identifikohen. Raporti i fundit mbi déjà vu-në e vazhdueshme mund të kenë qenë të rralla, por kjo u pasua nga një stuhi përgjigjesh. “Na kontaktuan njerëz nga e gjithë. Shumë prej tyre thonë se kishin patur të njëjtën përvojë gjatë të 20-tave të tyre, dhe se kjo dukuri kalon në mënyrë spontane”. Shkencëtarët shpresojnë se studimi i déjà vu-së do të zgjerojë më tej kuptimin e kujtesës dhe ndërgjegjes në përgjithësi. Për shembull, mësimi sesi është e organizuar kujtesa dhe si ruhet në tru, mund të jenë të dobishme për qëllimet e rikthimit. Studimi mbi trurin dhe proceset konjitive, mund të japë të dhëna që mund të përdoren në trajtimin mosfunksionimit neurologjik.

“Déjà vu-ja është aq shumë komplekse. Nëse ne arrijmë të zbulojmë ndryshimin midis déjà vu-së dhe përvojave të tjera të kujtesës, mund të kuptojmë më mirë shumë probleme të tjera përgjatë rrugës”- përfundon Mulin.

/New Scientist – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button