Bota

Koha për riarmatosjen e Gjermanisë dhe Japoninë

Screen Shot 2015-10-23 at 08.33.18

Në kuadër të rikthimit të forte të Rusisë në skenën globale, ish-kongremeni demokrat amerikan Berni Frank kërkon që aleatet e pasura të SHBA-së, të cilat kanë qenë të lira nga çdo angazhim ushtarak prej një kohe të gjatë, të rifillojnë programet e armatimit, për të mbajtur një përgjëgjësi më të madhe në përballimin e sfidave të mëdha, që ka krijuar së fundmi Rusia dhe Kina

Nga Barney Frank

Nuk ka asnjë problem në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitin ardhshëm, që do të ketë më shumë ndikim në përditshmërinë tone, sa premtimi i republikanëve për të shpenzuar qindra miliardë dollarë më shumë mbi ushtrinë, në dallim nga sa mund të ndodhë me një administrate të drejtuar nga demokratët.

Përderisa premtimi shoqërohet me kundërshtimin e tyre unanim për rritjen e të ardhurat federale, si

dhe reduktimin e ndjeshëm të defiçitit buxhetor, ideja për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, në mënyrë të pashmangshme do të thotë shkurtime serioze në të gjithë sektorët e e tjera. Kjo është një përpjekje, që do të vërë në rrezik objektivat për të përmirësuar cilësinë e jetës në vend.

Miliarda dollarë më pak, do të jenë në dispozicion të përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar sëmundjet, urinë, mbështetur zhvillimin ekonomik apo ndihmuar vendet e varfra të përballen me ndryshimin e klimës. Është ky realiteti i perspektivës së vështirë që ofron buxheti i SHBA-së, e që më çon tek insistimi që aleatët tanë të pasur aziatikë dhe evropiane, të mos përfitojnë më në kurriz të taksapaguesve amerikanë – dhe për të argumentuar se kolegët e mi liberalë, duhet të mbështesin fuqishëm (por ndoshta nuk do ta bëjnë këtë) një rol ushtarak në rritje si për Japoninë ashtu edhe Gjermaninë.

Republikanët në Kongres dhe kandidatët e tyre për president – me përjashtim të të përhershmit Rand Pol- pretendojnë se kërcënimet e botës kërkojnë një shtim të ndjeshëm, madje që mbrojtja të jetë zëri kryesor në buxhet. Unë thjesht nuk e kuptoj pse republikanët e pranojnë pikëpamjen, se e gjithë barra e sigurimit të forcës ushtarake të botës, duhet të përballohet nga taksapaguesit amerikanë, madje edhe duke e lënë mënjanë besimin tim, se avokatët e rritjes së madhe të shpenzimeve ushtarake amerikane, e teprojnë me kërcënimet që paraqet kaosi jashtë vendit tonë, dhe për më tepër, deri në çfarë mase Amerika mund të zgjidhë në mënyrë efektive këto probleme përmes ndërhyrjes ushtarake.

Nga të gjithë aleatët tanë, vetëm dy vende të tjera bëjnë atë që munden për të siguruar mbrojtjen e tyre, kundër kërcënimeve të mundshme:Izraeli dhe Koreja e Jugut. Të dyja këto vende janë të ndjeshëm, ndaj dhe e kanë armatosur veten në mënyrë efektive kundër sulmeve të mundshme nga fqinjët ndërluftues.

Në mënyrë të ngjashme, Franca përdor vazhdimisht mjetet ushtarake për të ndëshkuar aktorët e ligj. Në kundërshtim me pikëpamjen e republikanëve në SHBA, që e përbuzën Francën, kur ajo me mençuri nuk u pajtua me pushtimin tonë të gabuar të Irakut në vitin 2003, vendi ka luajtur një rol konstruktiv dhe efektiv në luftën kundër terroristëve islamikë në ish-kolonitë e saj afrikane.

E megjithatë, të treja këto vende i janë përgjigjur në fakt situatave rajonale, me interes të veçantë për vendet e përfshira. Në pjesën tjetër të botës, ne jemi lënë fillikat. Kur fokusi është më i gjerë – për çështje që kanë të bëjnë me sigurimin e lirisë së lundrimit në detra për tregtinë botërore, apo kërcënimet për përdorimin e forcës në dhunim të kufijve ndërkombëtarë, ose për të evituar që rregjimet e fuqishme autoritare të frikësojnë fqinjët e tyre të vegjël, për të bërë lëshime të pajustifikuara – pjesa tjetër e botës duket shumë e lumtur që ta lërë SHBA-në të reagojë e vetme. Si Gjermania ashtu edhe Japonia, kanë interes në frenimin sjelljeve të keqija, madje edhe më shumë sesa ne.

Siç e kam shkruar më parë, ata që në SHBA favorizojnë një reduktim të ndjeshëm të shpenzimeve të mbrojtjes, e kuptojnë se ka aktorë të këqij anembanë globit, dhe se njerëz të mirë – që në disa raste bashkëpunojnë me ata më pak të këqijtë – duhet kolektivisht të zotërojnë forcën e nevojshme, për t‘i penguar ata të veprojnë në mënyrë agresive, duke i luftuar atë në disa raste, në qoftë se parandalimi dështon.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në lidhje me dy përçarësit më të rëndësishëm- Kina dhe Rusia. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, dhe pretendimi i Kinës për sovranitetin mbi ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore janë të dyja tepër shqetësuese – sidomos teksa treguesit në terren mund të përkeqësohen, veçanërisht nga Putini.

Planifikimi i mbrojtjes amerikane, duhet të marrë me siguri në konsideratë këto kërcënime. Për shembull,. s’duhet të ketë asnjë mundësi, për të humbur superioritetin tonë ushtarak ndaj Kinës në të ardhmen e parashikueshme, dhe është e rëndësishme që aleatët tanë aziatikë, të mos ndjehen të pafuqishëm kundër agresionit detar kinez.

As kombet kufitare me Rusinë, nuk duhet të druhen se Perëndimi do të qëndrojë mënjanë, nëse rritet oreksi i Putinit ndaj territorit të tyre. (Në fakt, unë besoj se ne dhe evropianët, i kemi dhënë shumë pak ndihmë Ukrainës). Prandaj ky është momenti kur duhet të fillojë riarmatimi gjerman dhe japonez.

Mbajtja në Azi dhe Evropë e aftësive ushtarake të nevojshme për t’iu kundërvënë kërcënimeve kineze dhe ruse, nuk duhet të mbetet thuajse ekskluzivisht përgjegjësi e Amerikës, sikurse në fakt është aktualisht.

Si Gjermania ashtu edhe Japonia, kanë një interes në frenimin e sjelljen e keqe, dhe madje në mënyrë më të menjëhershme sesa për ne, dhe të dy kanë fuqinë punëtore, por dhe resurset ekonomike dhe teknologjike për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për një përpjekje të përbashkët të mbrojtjes.

Megjithatë, ndërsa situatat nuk janë krejtësisht të njëjta, të dyja këto vende hezitojnë të riarmatosen sepse bota (dhe ata vetë) besojnë tek përgjegjësia mbi imoralitetin e veprimeve të tyre para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, çka duket se i frenon ata në këtë drejtim. Paradoksalisht, ne vazhdojmë të ndëshkojmë Gjermaninë dhe Japoninë për tmerret që ata i shkaktuan botës dekadat më parë, duke lejuar përdorimin e pjesshëm të burimet e tyre dhe shpenzimet e brendshme për mirëqenien ekonomike dhe sociale të

tyre.

Ndërkohë, ne mbajmë pjesën më të madhe të kostos për t’i mbrojtur ata nga rreziku i jashtëm. Në mesin e një fushate presidenciale kaq shumë të fokusuar tek ekonomia dhe rritja e saj, a nuk do përmirësohej performanca jonë ekonomike në rast se shpënzojmë për mbrojtjen po aq në përqindje të PBB-së sa edhe aleatët tanë? (Sipas Bankës Botërore, ne shpenzojmë rreth 3.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen, ndërsa Japonia dhe Gjermania shpenzojnë secili vetëm 1 përqind e PBB-së së tyre.)

Ka dy kundërshtime kryesore ndaj inkurajimit të riamatimit gjerman dhe japonez. Njëra është e natyrës morale. Por, apeli ndaj dy vendeve të pasura për të ndarë barrën e mbrojtjes së tyre me ne, nuk minimizon në asnjë mënyrë makabritetin e krimeve të tyre kundër njerëzimit 70 vite më parë apo edhe më shumë.

Përkundrazi, në vend të kësaj, duhet të mbizotërojë pikëpamja se ishin rrethanat e dikurshme, privimi ekonomik dhe ndjeshmëria ndaj demagogjisë, ato që krijuan rregjimet djallëzore në Gjermani dhe Japoni në vitet ‘30 – dhe se nuk ka asnjë dëshmi se njerëzit e të dyja vendeve bartin një lloj gjaku të infektuar, që i bën ata përherë të dyshimtë.

Një kundërshtim më praktik, është se kombet fqinje, veçanërisht ato që mbajnë barrën e agresionit japonez dhe gjerman, do të ndjeheshin të detyruara të reagonin ndaj këtyre ndryshimeve në fuqitë rajonale. Unë e kuptoj pse kjo ndjenjë ekziston në Korenë e Jugut, dhe përgjigja jonë duhet të jetë e këndshme por e fortë. 

Duke pasur parasysh sasinë shumë të madhe të parave – dhe jetëve- që Amerika ka shpenzuar dhe vazhdon të shpenzojë për mbrojtjen e Koresë së Jugut, dhe ndikimi i dobishëm që do të ketë bashkëpunimi i mundshëm i Koresë Jugut me Japoninë në kufizimin e ambicjeve kineze, do të duhen të heqin dorë nga ankesat e tyre 70-vjeçare.

Sa për Kinën dhe Rusinë, përgjigjja jonë është më e lehtë:Mjaft kërcënuat Evropën dhe Azinë, dhe fqinjët e tuaj, nuk do të ndjenë nevojën të armatosin veten kundër jush. Gjermania dhe Japonia, nuk janë të vetmit aleatë nga të cilët ne duhet të kërkojmë më shumë kontribut për mbrojtjen e përbashkët. Aleatëve tanë të NATO-s, duhet t’u jepet një afat i qartë.

Popullsia, pasuria dhe baza industriale e Evropës Perëndimore dhe Qëndrore – duke përfshirë kombet jashtë NATO-s, me një interes në frenimin e Rusinë – është tashmë edhe përtej asaj që është e nevojshme, për të mbajtur të sigurtë kontinentin. Tre vjet nga tani, është një kohë  e mjaftueshme që evropianët të bëhen ushtarakisht të vetë-mjaftueshëm – dmth, të mësojnë të bëjnë pa SHBA-në.

Këmbëngulja që aleatët tanë të pasur aziatikë dhe evropianë, të mos përftojnë më në kurriz të taksapaguesve amerikanë, nuk do t’i japë sigurisht fund nevojës tonë për të vazhduar të jemi forca më e fuqishme ushtarake në botë – një ushtri që ka një diferencë të konsiderueshme superioriteti mbi çdo rival.

Por nëse kombinojmë këmbënguljen, që aleatët tanë të kontribuojnë sa duhet në një kuptim më realist se kur duhet të vendoset forca ushtarake, ne duhet ta përmbushim plotësisht këtë nevojë me të paktën 100 miliardë dollarë më pak në vit, sesa shpenzojmë aktualisht.

“Politico” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button