Ekonomi

Koment: Tsiprasi nuk ka më kohë

Screen Shot 2015-08-16 at 21.28.21Ende një fitore e Pirros për kryeministrin grek Aleksis Tsipras: Vetëm falë të opozitës ai mundi ta kalonte në parlament paketën e re të ndihmës. Zgjedhjet e reja duken të pashmangshme

Jannis Papadimitriou

Që Alexis Tsipras nuk e ka më shumicën mbështetëse për politikën e tij, dihet prej kohësh: Vazhdimisht kryeministrit të majtë muajt e fundit i është dashur mbështetja e opozitës konservatore dhe socialdemokrate në parlament, për të siguruar mbijetesën e koalicionit të tij. Ditët e fundit burimet qeveritare lënë të kuptohej, se kryeministri do ta humbiste përfundimisht mbështetjen në parlament, nëse më pak se 120 deputetë të majtë do të votonin për paketën e re të kredisë dhe kushtet e donatorëve.

Syriza e përçarë pa shpresë

Tani ky moment ka ardhur: Pas një seance maratonë në parlamentin prej 300 anëtarësh vetëm 117 deputetë të Syrizës votuan për projektligjin e qeverisë, 32 votuan kundër, ndërsa të tjerët abstenuan. Edhe një herë kryeministri siguroi një fitore vendimtare vetëm me mbështetjen bujare të opozitës. Akoma më shumë: me habi politikanët e opozitës ndoqën mosmarrëveshjet mes disa përfaqësuesve të qeverisë, që u zhvilluan në publik dhe vonuan përsëri seancën parlamentare. Zëdhënësi i grupit konservator Kyriakos Mitsotakis e ndjeu vetën të detyruar të konstatojë se parlamenti nuk është bërë akoma komiteti qendror i së majtës, ku të sqarohen çështjet interne të partisë.

Dikujt kjo mund t’i duket argëtuese, e hidhur ose mund ta zemërojë. Dikujt mund t’i kujtohet shembulli frikësues i regjimit të RDGJ-së, që dominoi të gjitha partitë, i lidhi pas qeverisë dhe në këtë mënyrë për dekada mundi të qeverisë pa opozitë të vërtetë – ose të paktën kështu mendonte. Por fakt është, se kështu nuk mund të vazhdohet. Kryeministri thjesht nuk mund t’ia lejojë vetes që gjysma e partisë, besnike e tij, mbështet masat e kursimit, ndërsa gjysma tjetër organizon “komitete lufte” kundër “kolonializmit të BE-së”, siç thotë ministri i Energjisë, tashmë i pushuar, Panajotis Lafazanis.

Përveç kësaj edhe lideri i opozitës bëri një deklaratë të qartë gjatë debatit parlamentar: Që nga e hëna, nuk ka më ndihmë bujare për partinë e majtë në pushtet!

Takticieni Tsipras

Prandaj Tsipras nuk ka zgjidhje tjetër, përveç zgjedhjeve të reja. Megjithatë ai nuk do ta bëjë këtë menjëherë, por së pari – ndoshta në fund të muajit – do të kërkojë votëbesimin. Një taktikë e zgjuar, me të cilën ai ekspozon kundërshtarët brenda partisë së tij dhe ua lë atyre përgjegjësinë për dështimin e qeverisë së parë të majtë në historinë e vendit.

Për zgjedhjet e reja opozita nuk duhet të gëzohet shumë shpejt: është e vërtetë se kryeministri është në gjendjen e vështirë të shpjegojë, se përse as dhjetë ditë pas referendumit të korrikut tërhiqet, nënshkruan marrëveshjen e kredisë të demonizuar dikur prej tij dhe hedh tutje programin e tij zgjedhor fillestar. Por në krahasim me konkurrencën Tsipras ka ende një avantazh vendimtar: Ai është një nga politikanët e pakët në vend, që mund të dëshmojnë në mënyrë të besueshme se nuk ka të bëjë aspak me partitë e vjetra dhe klanet politike, që e kanë futur Greqinë në krizën më të rëndë ekonomike të historisë së re të vendit.

Linku: http://www.dw.com/sq/koment-tsipras-nuk-ka-m%C3%AB-shum%C3%AB-koh%C3%AB/a-18650008

Leave a Reply

Back to top button