Enciklopedike

KOMITETI I TË TREQINDËVE

Screen Shot 2015-06-01 at 6.58.38 PM

Nga “Libri i madh i Teorive të Komplotit”

Kush është “ati” i shoqërive sekrete? Konspiracionisti John Coleman e ka përgjigjen: Komiteti i të 300-ëve është ai grup, që kontrollon në fshehtësi botën.

Ekzistenca e Komitetit të 300-ëve u përmend për herë të parë në një artikull gazete të 1909-ës nga një nëpunës civil, Walther Rathenau; sipas Rathenau-t e gjithë ekonomia e Europës ishte menaxhuar nga një grup prej 300 manjatësh industrialë. Ai e përsëriti pretendimin në librin e tij “Zur Kritik der Zeit” (“Një kritik i kohës”); Erich von Ludendorff-it, ish gjeneral dhe element i djathtë, i hodhi benzinë zjarrit, kur tha se Komiteti nuk ishte asgjë më pak sesa grupi udhëheqës i komplotit global hebre, i përshkruar në “Protokollet e Pleqve të Sionit”. Shtypi anti-semit në Gjermani “gjeti” të gjithë provat e nevojshme për tezën e von Ludendorff-it në personin e Rathenau-t; “Jo vetëm që ai ish nëpunës civil, por ishte një industrialist-drejtori i degës gjermane të General Electric – dhe një hebre. Kështu që ai e dinte se për çfarë fliste, sepse ishte vetë… një nga të Komitetit të 300-ëve.”

Megjithë uff-et e puff-et e nazistëve, ata ishin të paaftë të siguronin prova për egzistencën e Komitetit të 300-ëve. (Sigurisht, vrasja e Rathenau-t në një shpërthim të pakënaqësisë anti-semite, duke shkatërruar kështu njërën “provë” të tyre, vështirë se e ndihmoi verifikimin.)

Pavarësisht kësaj, Komiteti i 300-ëve vazhdoi të ishte gogol imagjinar i botës perëndimore, dhe në vitin 1992, Dr. John Coleman, një ish oficer i vetëshpallur i MI6, shkruajti se “Komiteti” ishin në fakt “Olimpikët”, një sekt satanik britanik, aristokratik, i themeluar në vitin 1727-ën. Madje ai tha se Olimpikët/Komiteti i 300-ëve ishin sponsorët e të gjithë elitave të tjera sekrete, që duan me çdo kusht krijimin e një Rendi të Ri Botëror, duke përfshirë Illuminatit Bavarez, Këshillin e Mardhënieve me Jashtë, Klubin e Romës, Komisionin Tripalësh – sa për të përmendur disa.

Sipas të gjitha gjasave, Rathenau asnjëherë nuk nënkuptonte me “frazën komiteti i 300-ëve”, një kult të magjisë së zezë, por një aleancë të lirshme industrialistësh. Në fjalët e tij, “treqind burra, nga të cilët të gjithë e njohin njeri-tjetrin, drejtojnë fatin ekonomik të Europës dhe zgjedhin pasardhësit e tyre midis vetë anëtarëve”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button