Një kompani izraelite e quajtur ‘Corephotonics’ ka hedhur dje në gjyq kompaninë Amerikane “Apple”, duke e akuzuar atë për shkelje të patentave ligjore që mbahen nga Corephotonics.
Corephotonics, është një nga prodhuesit e teknologjisë të kamerave me dy lente dhe pretendon se kamerat e iPhone 7 Plus dhe iPhone 8 Plus shkelin katër patenta të saj ligjore, duke përdorur kamerat me dy lente për celularët, pa lejen e tyre.
Ajo dhe Apple kanë bashkëpunuar më përpara, mirëpo marrëdhëniet midis dy kompanive janë shkëputur, dhe mesa duket kjo shkëputje ka çuar dhe në këtë ‘duel’ ligjor në gjykatat amerikane.
Gjyqi që do zhvillohet përfshin edhe përdoruesit e iPhone 7 Plus dhe 8 Plus, të cilët janë duke shkelur ligjin, duke përdorur smartfonat e me dijeni të plotë kanë vendosur të veprojnë, duke shkelur patentat ligjore.
Në këtë shkelje nuk është përfshirë iPhone X./Bota.al