Bota

Kompleksi Mesianik i Evropës

Screen Shot 2015-10-26 at 19.39.13

Nga Clive Crook

Debati në Britaninë e Madhe, mbi vazhdimin apo jo të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, është i detyruar të përfundojë keq. Vendi nuk ka opsione të mira. Çfarëdo që të vendosin votuesit në Mbretërinë e Bashkuar në referendumin e paralajmëruar, do të mbeten të zhgënjyer.

A do të largohet Britania nga BE?

Nëse Britania voton për largimin nga Bashkimi Evropian, në referendumin popullor të premtuar nga kryeministri Dejvid Kameron brenda vitit 2017, ajo ka të ngjarë të pësojë një dëm të madh ekonomik.

Nuk do të kalonte shumë kohë, dhe Mbetëria e Bashkuar me siguri do të shpërbëhej:skocezët që janë

më pranë BE-së sesa Londrës, në mënyrën sesi mendojnë dhe veprojnë, mund të preferojnë pavarësinë brenda Evropës mbi atë pjesë që do të mbetet nga një post-Brexit. Gjithsesi, nuk do të jetë një rezultat pozitiv.

Nga ana tjetër, në rast se Britania voton për të qëndruar në union, diçka që e synon Kameron ndërsa e sugjerojnë edhe sondazhet, pakënaqësia mbi sovranitetin e humbur të vendit dhe demokracinë e dëmtuar, ka të ngjarë të vazhdojnë të rritet. Integrimi evropian, ndërtoi një rast të artë, por në mënyrë të pashmangshme një karakter jo-demokratik.

Kjo prirje për momentin është ngadalësuar, por do të rifillojë. Një votim britanik pro BE-së, nuk do të zgjidhë çështjen e vendit të Mbretërisë së Bashkuar në Evropë, më shumë sesa çdo votë e fundit të Skocisë për të qëndruar në Britaninë e Madhe, që e mbylli njëherë e mirë këtë çështje.

Pse them se integrimi evropian është i pashmangshmërisht jo-demokratik? Sepse nuk ka asnjë popull të vërtetë evropian, dhe asnjë shenjë se do të krijohet një i tillë. Kohët e fundit, lëvizjet kanë qenë në drejtim të kundërt, me rritjen e ndjeshme të ndjenjave nacionaliste në vende të ndryshme si Gjermania dhe Greqia. BE-ja ka institucione me emra që formalisht sugjerojnë llogaridhënien demokratike dhe përfaqësimin – për shembull Parlamentin Evropian – por qëllimi i tyre ka qenë gjithmonë të çojnë përpara kauzën e integrimit evropian, dhe rrjedhimisht edhe pushtetin e tyre, duke mos përmbushur atë që mund të mund të dëshirojnë qytetarët e kombeve të Evropës.

Në parlamentet kombëtare në të gjithë BE-në, partitë politike debatuan drejtimin e duhur të politikës ekonomike, para gjatë dhe pas krizës ekonomike. Ata ofruan programe ideologjikisht të kundërta para elektoratit të tyre, dhe fituan apo humbën në përputhje me preferencat e votuesve.

Në nivel evropian, nuk ka pasur asnjë angazhim të tillë me këto çështje – pra nuk ka llogaridhënie, dhe as përfaqësim të vërtetë. Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet evropiane është e ulët dhe në rënie. Në zgjedhjet e vitit të shkuar, ajo ishte më pak se 43 përqind.

Megjithatë, pushteti vazhdon të lëvizë nga qeveritë kombëtare, tek institucionet e BE-së. Futja e euros në qarkullim, ishte një ndryshim i rëndësishëm, por në disa aspekte të vogla, luhatjet janë konstante. Këtë javë një zyrtar i pazgjedhur i Komisionit Evropian, deklaroi se qeveritë e zgjedhura të Holandës dhe Luksemburgut, kishin vepruar në mënyrë të paligjshme në marrëdhëniet e tyre tatimore me “Starbucks” dhe “Fiat”.

Marrëveshjet mbërritën deri tek ndihma e paligjshme shtetërore, tha komisioneri, dhe do të duhet të paguhen taksa shtesë. Lërini mënjanë meritat e rasteve të veçanta. Synohet të zgjerohen kompetencat ekzistuese të komisionit mbi subvencionet e paligjshme dhe anti-konkurruese, me politikën e taksave kombëtare – një doktrinë të re dhe potencialisht me ndikim të gjerë.

Komisioni, ashtu si Parlamenti Evropian, është i përkushtuar për zgjerimin rolin e vet. Ky proces pushtet-mbledhës nuk mbaron kurrë, sepse nuk ka asnjë mekanizëm për ta ndaluar atë. Në fakt ndodh krejt e kundërta: Traktatet e Evropës i shenjtëruan ato, në emër të “bashkimit gjithnjë e më të ngushtë”.

Kameron është tallur shpesh, pasi deklaroi se Britania duhet të përjashtohet nga angazhimi i respektimit të traktatit të Evropës për këtë qëllim.

Janë vetëm fjalë, thonë kritikët e tij, një simbol i thjeshtë. Por Kameron nuk është dakord, dhe ai ka të drejtë. “Bashkimi gjithnjë e më i ngushtë” nuk është e sanksionuar thjesht si një qëllim në dokumentet themeluese të Bashkimit, ajo ka një peshë të caktuar juridike. Më shumë se kaq, ai është një parim i gjallë i politikës udhërrefyese të BE-së.

Kini parasysh diçka:Çfarë justifikimi pati për krijimin e euros? Sigurisht nuk u kërkua nga publiku. Nuk ka dyshim se kompletimi dhe jetësimi i një tregu të vetëm evropian, është pjesë e saj. Por euro u propozua në fillim, dhe më kryesorja si një hap i madh i madh i ri drejt vizionit të themeluesve për një bashkim edhe më të ngushtë – manifesti i fatit të BE-së.

Ky proces rezultoi të jetë një gabim katastrofik, dhe dëmi e ankthi që shkaktoi e ka kushtëzuar deri më tani vrullin e BE-së. Por ju do të vëreni se kjo turbullirë, ka krijuar një mungesë oreksi për një rivlerësim themelor të ambicjeve dhe qëllimeve të unionit. Studuesi Jozef Vajler, president i Institutit Universitar Evropian në Firence, ka shkruar mbi tendencën e BE-së për një lloj mesianizmi politik.

Në mungesë të legjitimitetit në aspektin e procesit (si janë arritur vendimet) apo rezultateve (nëse vendimet janë apo jo të mira), Evropa ka tentuar të rilegjitimojë pushtetin për qëllimin e saj të madh – një bashkim gjithnjë e më i ngushtë. Mesianizmi ka ngecur. Dështimi i projektit të euros, e vë në pikëpyetje si kurrë më parë atë vizion.

Rezultati duhet të ishin reformat e kujdesshme dhe të paramenduara, dhe një përpjekje për të thelluar legjitimitetin e BE-së në mënyra të tjera. Në vend të kësaj, rezultati është paraliza intelektuale. Më shumë Evropë nuk është përgjigja e duhur, për shkak se aktualisht votuesit thjesht nuk janë dakord me të. As më pak Evropa nuk është ajo që duhet, për shkak se BE-së i mungojnë burimet institucionale dhe kushtetuese për t’u tërhequr pas – pra mozaiku i mëdyshjeve të thella “përshëndet” apelin e Kameronit për një rishikim të dokumentave themelore të BE-së.

Evropa është e mbërthyer në mes të një bashkimi monetar pa një union fiskal, kapitalit që rrjedh i lirë por pa një bashkim të vërtetë bankar, liri lëvizje brenda BE-së, por pa një menaxhim të përbashkët të refugjatëve – tepër Evropë dhe njëherazi jo mjaftueshëm.

Përgjigja më pak e keqe për Britaninë, siç sugjeron Vajler, mund të jetë njohja zyrtare e statusit të anëtarit-bashkëpunëtor. Mbretëria e Bashkuar, në sajë të vendimit të saj të mençur për të mos iu bashkuar eurozonës, është tashmë rrugës për atje. Nuk duhet të jetë e pamundur për ta rregulluar këtë qëndrim me një këmbë në union.

Statusi i bashkëpunëtorit, mund të jetë mënyra më e mirë për të akomoduar edhe anëtarët e ardhshëm, si për shembull Turqia. Ky model duhet të jetë i arritshëm, por ndoshta edhe jo, pasi rezistenca ndaj saj do të jetë shumë e fortë. Kjo është padyshim një qasje pragmatike, shumë britanike. Pragmatizmi dhe mesianizmi (edhe pse për momentin i nënshtruar), nuk përzihen mes tyre.

Braktisja e angazhimit për një bashkim gjithnjë e më të ngushtë, dhe fillimi i kërkimit për një stabilitet kushtetues, janë synimet që liderët e tjerë evropianë duhet të duan po aq sa edhe Kameron, në mos më shumë. Ata duhej ta falënderonin kryeministrin britanik për këtë ide, por nuk e kanë bërë diçka të tillë.

“Bloomberg View” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button