Enciklopedike

“Komploti” i ndalimit të makinës elektrike

Për arsye se kjo do të falimentonte kompanitë e naftës, ata refuzojnë të nxjerrin teknologjinë. Edhe pse ka patur gjeni të ndryshëm qysh nga viti 1960, asnjëri nuk u bë shumë i famshëm, për arsye se gjenin vdekjen përpara sesa të botonin zbulimin e tyre

Screen Shot 2015-06-11 at 6.11.38 PM

Eshtë një fakt i verifikueshëm se rekordi i shpejtësisë njerëzore në tokë u vendos në vitin 1899 në 65 milje për orë nga një makinë elektrike. Automobilat e ushqyer me avull dhe me benzinë nuk mund ta arrinin këtë për 20 deri në 30 vite të tjera. Sot, teknologjia ka përparuar pa fund, dhe ende nuk kemi makina elektrike. Modeli më mirë i prodhuar është Toyota Prius, e cila arrin 50 milje në orë. Kjo vetëm përforcon teorinë, sipas të cilës kompanitë amerikane të naftës zotërojnë momentalisht teknologjinë për makina thjesht elektrike, të cilat mund t’i vësh në një prizë të zakonshme gjatë natës dhe ta karrikosh deri për një udhëtim kryq e tërthor vendit në mëngjes. Por për arsye se kjo do të falimentonte kompanitë e naftës, ata refuzojnë të nxjerrin teknologjinë. Edhe pse ka patur gjeni të ndryshëm qysh nga viti 1960, asnjëri nuk u bë shumë i famshëm, për arsye se gjenin vdekjen përpara sesa të botonin zbulimin e tyre. Një dokumentar në vitin 2006, “Kush e Vrau Makinën Elektrike?” i hodhi benzinë zjarrit që nëse teknologjia është dokumentuar të ketë ekzistuar që në vitet 1830, pse u shfaq në fundin e shekullit të njëzetë, dhe pastaj u rrëzua sërish? Pse jemi ende duke pritur për makina elektrike? Edisoni mori patentën e njërës prej tyre në vitin 1913. Të gjithë pionierët elektrikë të asaj kohe u përpoqën pa sukses ta përmirësonin idenë.

Leave a Reply

Back to top button