Kuriozitete

Komploti i floririt dhe argjendit, i Partisë Populiste

Screen Shot 2015-07-20 at 11.29.31Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane

Në vitin 1892, një lojtare e re u shfaq në konvetën kombëtare- Partia e Popullit e njohur ndryshe si Partia Populiste. Kryetari i saj ishte Ignatius Donnelly, të cilin ju mund të mbani mend, si një nga djemtë i cili insistonte se Atlantida ishte absolutisht e vërtetë.

Siç mund të pritej, edhe platforma e kësaj force politike, ishte e mbushur plot me teori konspiracioni. Sipas Donnelly, partia ishte formuar në kohë, për shkak se i gjithë vendi ndodhej në një spirale rënie masive.

Një nga gjërat që ai e kishte një kauzë kryesore, është diçka që ende sot përbën një shkak të madh për t’u shqetësuar – puna e shumë vetëve për pasurimin e pak të tjerëve. Donnelly tha se ishte e papranueshme, që kishte kaq pak njerëz me sasi të mëdha parash, ndërsa gjithë të tjerët ishte duke punuar fort sa për të mbajtur frymën gjallë.

Ai tha se ata në pushtet, ishin siguruar që kjo situatë të mos ndryshonte, dhe se po e bënin këtë duke vendosur standartin e arit. Argjendi – që deri atëherë ishte thënë se ishte shumë i mirë, po demonizohej në favor të arit.

Kur Partia Populiste publikoi platformën e saj, ajo denoncoi praktikën e fundit të abuzimit me pushtetin kombëtar për të krijuar para, duke rritur fuqinë e arit, ulur vlerën e pronës dhe punës fizike, si dhe duke rritur sasinë mesatare të borxhit, që çdo qytetar kishte tek bankat dhe kompanitë e kreditimit.

Me partitë e tjera politike, që gjoja kishin rënë dakord për ta mbikëqyrur këtë praktikë në një komplot, për të sakrifikuar mirëqenien e shumë njerëzve, në favor të sigurinë financiare të pak personave, Donnelly e bëri të qartë se Partia Populiste ishte ajo që kishte mbështetjen e shumicës.

Amerika industriale dhe klasa punëtore, ishin bërë absolutisht të ndërvarura nga elita e pasur, dhe Donnelly e quajti atë “një komplot të madh ndaj njerëzimit”. Ata që ishin në pushtet, kishin komplotuar për të qëndruar në majë, duke luftuar me të tjerët në krye, ndërsa shkelnin me këmbë mbi djalin e vogël, pretendonte ai.

Partia pati çuditërisht një jetë tepër të shkurtër. Në vitin 1896, ajo u shkri me Partinë Demokratike, dhe humbi shumë nga mbështetësit e saj gjatë këtij procesi. Disa prej reformave të propozuara patën fat të mirë, duke gjetur rrugën e tyre tek “New Deal”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button