Enciklopedike

Koncepte të pazakontë dhe jo-ortodoksë për Zotin: Apeiroteizmi

Screen Shot 2015-06-25 at 09.29.49

Në fundin e shekullit 19, filozofi Tomas Devidson zhvilloi apeiroteizmin, ose “teorinë e Zotave të pafundëm në numër”. Idetë e tij ishin frymëzuar prej mendimit individualist të Aristotelit dhe Laibnicit, ideja e “vita nuova”, ose rigjallërimi shpirtëror, nga Rosmini dhe Dante, si dhe nga aktivizmi social i proto-Fabianëve.

Davidsoni besonte se kishte një individ parësor ose tipik të Zotit, të cilit ai i referohej si Nous. Zoti mendon vetëm për Veten e tij, por me qenien e Tij, duhet të ketë një përmbajtje, kështu që identiteti i Tij nuk është tërësisht abstrakt. Kështu që, Ai duhet të përfshijë botën si pjesë e Vetvetes. Kjo botë përmban vetvete dytësore ose Zota, që burojnë prej individit, ose “vetvetes së parë”.

Ata janë më shumë si një esencë, se sa si një individ unik, si pika uji në një gotë. Përmes bashkëpunimit, dashurisë dhe kërkimit të mundësive, këta Zota dytësorë mund t’i qasen përsosmërisë së parësorëve. Kështu që, ekziston potenciali për një numër të pafundëm Zotash në univers.

Pati pasoja sociale dhe fetare nga teologjia e Devidsonit. Ajo është demokratike dhe perfeksioniste: ne të gjithë zotërojmë potencialin për të qenë Zot brenda nesh, por kufizimet shoqërore e bëjnë pothuajse të pamundur ta kuptojmë. Megjithatë, ne bartim instiktet e Zotit brenda nesh, dhe duke u afruar me potencialin e Zotit brenda nesh, përmes vetëkultivimit dhe të tjerëve, ne bëhemi qenie morale më të përsosura. Devidsoni besonte se kultivimi i këtij hyu të brendshëm ishte e vetmja rrugë e vërtetë për të arritur reforma të rëndësishme sociale. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button