Shkence

Konceptet më të pabesueshme të shkencës: Si duhet të mendojmë për hapësirë-kohën

screen-shot-2016-12-09-at-12-33-36

Hapësirë-koha. E përshkruar shpesh herë si coha (struktura) përbërëse e realitetit, kjo amalgamë katërdimensionale e hapësirës dhe kohes u fut në zemër të fizikës nga Einsteini. Po çfarë është?

Një mënyrë e përhapur e përfytyrimit të hapësirë-kohës është si një fletë gome e zgjatshme që deformohet kur mbi të vendoset një masë, teksa kurbatura që krijohet është analoge me deformimin e hapësirë-kohës prej gravitetit.

Eshtë një përfytyrim që mund të na shtyjë të besojmë se hapësirë-koha është në vetvete diçka fizike ose e prekshme. Por manifestimet fizike të dimensioneve nëpër të cilët ne lëvizim, nëse ka, janë fushat që ata përmbajnë. Për shumicën e shkencëtarëve, hapësirë-koha vetë është shumë më abstrakte – një sfond i pastër matematikor, për dramën e kozmosit, që po shpaloset. Martin Bojovald i Penn State University e sheh si një njësi matematikore e quajtur shumëfish. Ekuacionet e relativitetit të përgjithshëm na lejojnë që të llogarisim evolucionin e këtij shumëfishi, dhe me kalimin e kohës, edhe të vetë universit. “Shtresa e gomës është një përfytyrim për një shumëfish të tillë, kështu që në mënyrë abstrakte, edhe unë vetë jam duke përdorur analogjinë”, thotë ai.

Don Marolf i Universitetit të Californias, Santa Barbara, shkon edhe më tej. “Përfytyrimi i ‘formës’ së hapësirë-kohës është shumë i dobishëm”, thotë ai. “Por shumica prej nesh nuk e përfytyrojmë si një gjë vecanërisht fizike. Në atë masë sa vizatojmë përfytyrimet, ata janë thjeshtë vija me shkumës në një dërrasë të zezë”.

Një gjë që unifikon të gjithë këta koncepte të hapësirë-kohës është, se ajo është një vazhdimësi. Por nëse ne duam të kombinojmë relativitetin e përgjithshëm me mekanikën kuantike për të krijuar një teori të unifikuar të gravitetit kuantik, ky nocion duhet të ndryshojë. Në gravitetin kuantik, hapësirë-koha përbëhet nga kuante shumë të vegjël ashtu si cdo gjë tjetër. Pra, një lloj cohe “strukture” që thuret dhe përkulet.

“Copë, përkundër idesë së një shtrese gome, nënkupton që fokusohemi më shumë tek mikrostrukturat e mundshme që mund të ketë hapësirë-koha”, thotë Bojovald. Carlo Rovelli i Universitetit të Aix-Marseille në Francë, e përfytyron këtë mikrostrukturë të ndërthurur, si të përbërë nga “pika të vogla e të mjegullta”, pikënisja e investigimeve të tij teorike mbi gravitetin kuantik. Por mbetet thjeshtë dicka që e ndihmon atë të punojë me të paprekshmen. “Nëse nuk kam një imazh në kokën time, as që nuk mundet të filloj të mendoj”./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button