Psikologji

Kontrolli mbi jetën tonë: Pse duhet të jemi të qartë për atë që duam

Të dëshirosh është gjë shumë e zakonshme. Të hënën mund të mendoni se dëshironi një palë këpucë të reja, por e harroni të premten. Megjithatë, ekzistojnë dëshira më të thella, të cilat janë çelësi për marrjen e kontrollit të jetës suaj.

Kanë qenë aty brenda jush për një kohë të gjatë dhe, edhe nëse i keni harruar ato, për shkak të angazhimeve të përditshme, nuk mund të shmangni së menduari herë pas here. Kur ju i kujtoni mend ato ëndrra, duhet të krijoni një rrugë për t’i arritur ato. Qëllimi juaj është këto dëshira dhe udhëtimi është një grup vendimesh e hapash të vogla që ju sjellin gjithmonë e më afër asaj që dëshironi.

Çdo ditë kushtojini një moment të ditës tuaj bërjes së diçkaje që ju sjell më afër ëndrrave tuaja. Nëse ju mendoni se njerëzit rreth jush nuk ju ndihmojnë këtë proces, ata nuk kanë nevojë të informohen. Por nëse besoni se dikush është i gatshëm t’ju ndihmojë, është mirë që të kërkoni ndihmë.

Leave a Reply

Back to top button