Bota

Kopertina tronditëse: Donald Trump-i si Hitleri

Trump-i si Hitleri. Revista gjermane “Stern” i ka dedikuar kopertinën një fotografie të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku ai shfaqet si udhëheqësi nazist, Adolf Hitler. Një kopertinë që me siguri do të ngjallë debate të shumta. Në një pozë si ajo e Statujës së Lirisë, me përshëndetjen naziste, flamurin amerikan dhe titullin “Lufta e tij”, një imitim pakëz i ndryshuar i titullit të librit famëkeq të diktatorit nazist.

Nuk është hera e parë që revista Stern bëhet objekt debatesh.

Titulli që shoqëron fotografinë është: “Lufta e tij! Neonazistët, Ku-Kluks-Klani, racizmi: Si po e nxit Donald Trumpi urrejtjen në Amerikë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button