Bota

Korea e Veriut, SHBA dërgon bombarduesit B2

Screen Shot 2016-03-10 at 14.02.43

Komanda Strategjike e SHteteve të Bashkuara ka lajmëruar dërgimin e tre bombarduesve B-2 Spirit në Paqësor. Eshtë aseti strategjik numër një i Pentagonit, ndonëse në shërbim janë vetëm njëzetë të tillë.

Nuk është hera e parë që SHBA dërgojnë bombarduesit B-2 në varësi të drejtpërdrejtë të Komandës së Paqësirut. Vjeshtën e vitit që kaloi, Shtetet e Bashkuara dërguan tre avionë bombardues B-2 në Guam. Në mars të 2013-ës, dy avionë B-2 u dërguan në Seul, në Korenë e Jugut. Dërgimi i bombarduesve ka pasuar gjithmonë testet bërthamore të kryer nga Korea e Veriut.

Pak orë më parë, korea e Veriut shpalli se kishte arritur tashmë të standartizonte një komë me mbushje bërthamore për ta vendosur në raketat balistike ndërkontinentale. Në përgjigje të kësaj, SHBA kanë dërguar menjëherë bombarduesit B-2.

“Feniani duhet të jetë i vetëdijshëm – kanë reaguar nga Kremlini në një notë zyrtare dërguar Koresë së Veriut – se nëse lëshon raketa bërthamore kundër një vendi, do të ketë përballë të gjithë komunitetin ndërkombëtar, duke krijuar kështu baza të ligjshme për përdorimin e forcës ushtarake, konform të drejtës së vetëmbrojtjes së një shteti, e sanksionuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”. /ilgiornale-bota.al

Leave a Reply

Back to top button