Bota

Kremlini dhe aksidenti ajror: Dilema e Putinit

A sculpture of a double-headed eagle, a national symbol of Russia, is seen in front of a Russian national flag flying at half-mast on the roof of the State Hermitage Museum in St. Petersburg, Russia November 1, 2015. An Airbus A321, operated by Russian airline Kogalymavia under the brand name Metrojet, carrying 224 passengers crashed into a mountainous area of Egypt's Sinai peninsula on Saturday shortly after losing radar contact near cruising altitude, killing all aboard. Russian President Vladimir Putin declared a day of national mourning for Sunday. REUTERS/Peter Kovalev - RTX1U7PU

Nga Yury Barmin

Udhëheqja e Rusisë deri më tani ka rezistuar të thotë, që rrëzimi i avionit në Egjipt ishte një akt terrorist, nga frika e reagimit të opinionit publik. Por edhe në qoftë se kjo konfirmohet, Presidenti Vladimir Putin më shumë gjasa, do të vendosë të përshkallëzojë fushatën ushtarake të Rusisë në Siri. Rrëzimi tragjik i avioni rus mbi Egjipt, e vendosi Kremlinin në një pozitë të vështirë. Fillimisht, Moska minimizoi mundësinë e një sulmi terrorist, pastaj papritmas vendosi të pezullojë fluturimet për në Egjipt.

Kjo përgjigje zyrtare konfuze, nënkupton për herë të parë që kur nisi fushatën ushtarake në Siri në fund të muajit shtator, se Putini është i pasigurtë se si të ecë më tej. Tani që terrorizmi po fillon të duket si shkaku më i mundshëm për vdekjen e 224 pasagjerëve në avionin rus, Putini duhet të mbajë një qëndrim. Dhe ai mund të vendosë ta përdorë ngjarjen, për të grumbulluar mbështetje për operacionin e tij Siri, ashtu siç bëri në të kaluarën me incidentet e lidhura me terrorizmin në Çeçeni.

Reagimi fillestar i kujdesshëm dhe i ngadaltë i Putinit për tragjedinë e 2 nëntorit, vetëm dy ditë pasi ajo ndodhi, duke u kufizuar vetëm me shprehjen e ngushëllimeve dhe çështje teknike, tregon se Kremlini u kap gafil. Më pas erdhën deklaratat alarmante nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara,

se avioni mund të ishte rrëzuar nga terroristët, të cilat e vunë Putin në siklet si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ne vetëm mund ta marrim me mend se çfarë ndodhi më pas, por pasi Rusia pezulloi fluturimet në Egjipt, Putini bëri një kthesë dramatike. Në një bisedë telefonike me presidentin egjiptian Abdel Fatah El-Sisi në 6 nëntor, ai foli mbi ”nevojën për të siguruar standardet më të larta të sigurisë, për qytetarët rusë në Egjipt”.

Edhe pse zëdhënësi i Putinit, ende këmbëngulte se nuk kishte “asnjë dëshmi bindëse” të terrorizmit dhe ruse zyrtarët thanë se pezullimi i fluturimeve ishte një masë parandaluese, vendimi provoi gjithësesi se Kremlini ishte i prirur të besonte, se ishin në fakt terroristët që e kishin goditur avionin. Nuk ka gjasa që Kremlini të ndërmerrte masa të tilla, si evakuimi i më shumë se 45.000 turistëve rusë nga Egjipti, në rast se nuk do të besonte që kërcënimi ishte e vërtetë. Fakti që bagazhi i pushuesve që kthehen në Rusi, është duke u transportuar ndarazi nga Ministria e Situatave Emergjente, është gjithashtu shumë demaskues, dhe sugjeron që ekspertët e sigurisë besojnë se një bombë ishte vendosur në një valixhe në pritje për t’u çuar avion.

Kremlini tashmë po përpiqet në mënyrë të dukshme të shpëtojë fytyrën nga kjo situatë shumë e pakëndshme. Zëdhënësi presidencial, Dmitry Peskov, fillimisht këmbënguli se katastrofa ajrore në Sinai, nuk kishte të bënte aspak me fushatën ushtarake të Rusisë në Siri. Me sa duket, edhe Moska dhe Kajro, do të preferonin të shmangnin të vërtetën e papërshtatshme.

Por nëse rezulton vërtet një sulm terrorist, Kremlini ka shumë gjasa të shfrytëzojë rastin, për të njoftuar publikisht qëllimet e tij të reja mbi ndërhyrjen ushtarake në Siri. Sado mizore që mund të tingëllojë, nëse aksidenti ajror në Sinai provohet të jetë vepër e terroristëve, ai mund t’i shërbejë Rusisë për të përfituar politikisht dhe për përmirësuar pozitën e saj në bisedimet politike mbi Sirinë.

Megjithatë, një sulm me bombë ndaj një avioni rus dhe një pretendim i përgjegjësisë nga dega e Shtetit Islamik në Sinai, Wilayat e ndryshon historinë. Pasi ajo sugjeron se ISIS-i është hakmarrë ndaj sulmeve ajrore ruse – diçka që mediat ruse do të jenë të prirura ta raportojnë. Një sulm terrorist, do të japë Putinit justifikimin për të zgjeruar praninë ushtarake të Rusisë në Siri.

Deri tani Rusia e ka justifikuar ndërhyrjen e saj ushtarake, duke thënë vetëm se i është përgjigjur një kërkese zyrtare të Asadit. Për rusët e zakonshëm, shkuarja në luftë kundër Shtetit Islamik, nuk ka patur të njëjtën rezonancë që ka patur në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, qytetarët e të cilëve u është prerë brutalisht koka nga ISIS-i.

Një shpjegim terrorist për rrëzimin e Sinait e ndryshon alibinë. Tragjedia ka prekur një tel të thellë në shoqërinë ruse, e cila mund të jetë tashmë edhe më e gatshëm për të mbështetur fushatën e bombardimeve. Ekzistojnë paralele me sulmet terroriste të mëparshme në fillimet e presidencës së Putinit dhe vetëm pak para tij. Në vitin 1999, një seri bombash që shpërthyen në apartamentet e disa qyteteve ruse, morën jetën e shumë se 300 personave, dhe ishin për Putinin, atëherë kryeministër dhe trashëgimtar i dukshëm i presidencës ruse, një justifikim i mjaftueshëm për të nisur një luftë të dytë në Çeçeni.

Në mënyrë të ngjashme, tani që fushata ajrore e Rusisë në Siri duket të ketë ndryshuar pakogjë në terren, një akt terrorist në Sinai mund të jetë një shtysë që Moska të rrisë më tej kontigjentin e saj në bazën ushtarake në Latakia. Putini mund të ndjehet tashmë më pak i shtrënguar nga nevoja, për të përfunduar sa më shpejt fushatën ushtarake në Siri.

Fillimisht, qeveria ruse u shpreh se sulmet ajrore mund të vazhdonin deri në një vit, por tani forcat ajrore ruse mund të lejohet të qëndrojnë në Siri shumë më gjatë – për aq kohë sa ajo merr përsipër të hakmarret për jetët e pafajshme të humbura në Egjipt. Kjo përbën një kthesë të spikatur.

Në fakt, e ardhmja e ndërhyrjes ruse në Siri, mund të varet tanimë nga rezultati i hetimit mbi aksidentin ajror të Sinait, sesa nga gjendja ushtarake në terren. Pa dyshim, kur qeveria ruse vendosi të ndërhyrjë në Siri, ajo mori parasysh rreziqet e shumë skenarëve, duke përfshirë edhe humbjen në shkallë të gjerë të jetës së ushtarëve të saj.

Tani ajo po përballet potencialisht me vrasjen masive të civilëve. Normalisht, ky mund të jetë një shkak për një reagim publik. Dhe ende Kremlini mund të arrijnë të fitojë më shumë mbështetje popullore, duke deklaruar se po zhvillon një luftë ndëshkimore kundër terroristëve.

“Carnegie Moscow” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button