Bota

Kremlini-Uashingtonit: Për Krimenë nuk ka diskutim, harrojeni!

Rusia nuk do të diskutojë “me askënd” kthimin e Krimesë Ukrainës, “duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov. “Çështja e Krimesë, – tha ai – nuk është ngritur gjatë bisedës telefonike mes Trump dhe Putinit”.

Rusia, shtoi Peskov, do të vazhdojë t’u shpjegojë partnerëve të saj, edhe SHBA-ve, pozicionin e saj në Krime. Sa për marrëdhëniet me SHBA, këto nuk kanë filluar ende, duke qenë se duhet pritur derisa administrata e re të formohet plotësisht. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button