Analiza

Krimea, gozhda e fundit në “arkëmortin” e Bashkimit Sovjetik

Rusia post-sovjetike u përpoq në fillim të ndiqte gjurmët e të tjerëve. Ajo shpresonte të integrohej në botën e ideve perëndimore, por u zhgënjye kur kjo qasje nuk i dha rezultatet e dëshiruara. Këto ankesa i dhanë hov një ideologjie mbrojtëse, të frymëzuar jo nga dëshira për të parë përtej kufijve të Rusisë, por për të përforcuar veten kundër një bote të paparashikueshme e të rrezikshme. Në këtë kuptim, perestrojka e Gorbaçovit dhe moderniteti i Putinit gjenden në ekstreme të kundërta. Idealizmi optimist i fundit të viteve ’80, është diametralisht i kundërt me realizmin e zymtë të mesit të 2010-ës

Screen Shot 2015-03-22 at 2.05.11 PM

Nga Fjodor Lukjanov

“Moscow Times”

Një-vjetori i aneksimit të Krimesë rindezi debatin, mbi atë se çfarë do të thotë kjo për historinë e Rusisë. Ndoshta rezultati kryesor është se ajo i jep fund historisë së shtetit sovjetik. Cështja e Krimesë është ngritur që nga viti 1991, kur udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, u takuan në Belovezhskaja Pushça në Bjellorusi, për të firmosur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, dhe liruar veten kontrolli sovjetik, i personifikuar asokohe nga ish- lideri sovjetik Mikail Gorbaçov, si dhe për të fituar kontrollin e plotë mbi republikat e tyre respektive. Por ata zgjodhën të mos rrezikojnë të shqyrtojnë çështjen delikate të Krimesë, duke ia lënë atë bombë politike brezave të ardhshëm, për ta ç’aktivizuar. Ata nuk e bënë këtë dhe në vitin 2014 kriza shpërtheu, duke shkaktuar një reaksion zinxhir. Krimea ishte një moment historik në historinë e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Sado e çuditshme që mund të duket, ky territor i madh mbeti relativisht i qëndrueshëm, me disa përjashtime gjatë luftërave dhe përmbysjeve të tjera. Askush nuk e ngriti seriozisht çështjen e konfigurimit të saj, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Por tanimë, ideja që një ditë Krimea t’i rikthehet Ukrainës nuk është madje as në tryezën e bisedimeve. Ngjarjet e viteve 2014-15 janë akti final i një drame që filloi në vitet ’80-’90. Vetëvendosja e rusëve i dha fund Perestrojkës së Gorbaçovit, si dhe përpjekjes për të reformuar Bashkimin Sovjetik. Në fakt, ky i fundit ishte i dënuar, që nga momenti kur forcat politike të Rusisë pushuan së atashuari me qendrën e këtij bashkimi.

Për këtë ka pasur disa arsye. Demokratët progresivë e cilësuan Gorbaçovin të pavendosur dhe jashtë realitetit, ndërsa reaksionarët komunistë e panë atë si një tradhtar radikal. Të gjithë donin të distancoheshin prej tij dhe dëshira e Gorbaçovit për të ndjekur një rrugë neutrale të qendrës, u provua të jetë fatale.

Me përpjekjet e tyre, republikat balltike, kaukaziane apo edhe Ukrainës, nuk mund të kenë çuar në

zhdukjen e shpejtë të një vendi të tillë të madh. Ishte vetëm vullneti i lidershipit të vjetër rus, të cilët u përpoqën të mbeteshin në pushtet ndërsa i kthyen shpinën Sekretarit të Përgjithshëm, dhe pastaj radha e të rinjve të etur për të marrë pushtetin, që rrëzuan perandorinë sovjetike.

Është thjesht e natyrshme se udhëheqësia e sotme ruse, si trashëgimtare e lidershipit që i dha fund Bashkimit Sovjetik 25 vite më parë, është duke kryer hapin e radhës, duke ecur në po të njëjtin drejtim. “Bota ruse”, së cilës i referohet presidenti Vladimir Putin, nuk është një përpjekje për ruajtjen e një zone ndikimi. Përkundrazi, është një proces më shumë konceptual sesa administrativ, është përcaktimi i kufijve etnikë mendorë, që përbën një përpjekje për të përcaktuar rusët si të veçantë nga të tjerët. Vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik u karakterizuan nga një jetë e pasur intelektuale – fillimisht gjysmë e nëndheshme dhe pastaj gjithnjë e më publike.

Projekti sovjetik ishte gjithmonë një ndërmarrje mbresëlënëse, dhe përpjekjet për transformimin e tij ishin në lartësinë e projektit. Pasojat u ndjenë në mbarë botën. Në vend, ideja e reformës shkaktoi debate aktive të çdo lloji, shumica e të cilave është

ende interesante t’i lexosh edhe sot. Debatet përfshijnë shpesh herë argumente të pafundme ruse, mbi rrugën më të mirë të zhvillimit, por ata nuk ishin mendjengushtë, sepse Bashkimi Sovjetik ishte një fuqi globale dhe për këtë arsye mendohej përherë në kategori të gjera.

Kremlini besonte se duke ndryshuar gjendjen, mund të ndryshonte botën. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, fushata ideologjike ndërkombëtare e vendit përfundoi dhe Rusia e e zhvendosi fokusin tek vetja. Udhëheqja e ristrukturuar e lidershipit sovjetik ndërtoi njëfarë fytyre, duke hedhur poshtë vlerat universale të njeriut. Udhëheqësit rusë ecën nëpër një zbrazëti, duke u larguar nga çdo formë e vlerave të bazuara tek retorika.

Nuk kishte asnjë mundësi për të reflektuar menjëherë pas rënies: të gjitha përpjekjet u drejtuan drejt mbijetesës sociale, ekonomike dhe politike. Pastaj mbizotëroi pragmatizmi dhe udhëheqësit u përpoqen të riparojnë strukturën e shtetit. Kjo u pasua nga një periudhë e kërkimit, që çoi tek disa vlera – këtë herë kombëtare, në mos nacionaliste. Mirëpo, nacionalizmi është më i kufizuar në qëllimet e tij sesa vlerat universale, dhe

nuk mund të tërheqë askënd përtej anëtarëve të grupit të tij të veçantë kulturor dhe etnik. Perestrojka, ishte periudha më e fundit e historisë ruse, kur vendi tërhoqi jo vetëm vëmendjen, por ofroi një “ide të madhe”, duke u përpjekur të ndjellë botën me hapjen e tijtë re.

Rusia post-sovjetike u përpoq në fillim të ndiqte gjurmët e të tjerëve. Ajo shpresonte të integrohej në botën e ideve perëndimore, por u zhgënjye kur kjo qasje nuk i dha rezultatet e dëshiruara. Këto ankesa i dhanë hov një ideologjie mbrojtëse, të frymëzuar jo nga dëshira për të parë përtej kufijve të Rusisë, por për të përforcuar veten kundër një bote të paparashikueshme e të rrezikshme.

Në këtë kuptim, perestrojka e Gorbaçovit dhe moderniteti i Putinit gjenden në ekstreme të kundërta. Idealizmi optimist i fundit të viteve ’80, është diametralisht i kundërt me realizmin e zymtë të mesit të 2010-ës. Por në të dyja epokat, interesat politike i eklipsuan konsideratat ekonomike, teksa këto të fundit nxisin propozimet jetëshkurtra për atë “që është më e mira”.

“Nxitimi” që i parapriu perestrojkës dhe glaznostit krahasohet me “modernizimin” e viteve 2008-2011. Të dyja rezultuan parulla boshe dhe shpejt u

harruan. Megjithatë, mospërputhja në mes thelemeve të dobëta ekonomike të vendit dhe strukturës tepër të rëndë politike, u dëshmua se ishte fatale për Bashkimin Sovjetik ndërsa kërcënon edhe qeverinë aktuale.

Kur Mikail Gorbaçovi u bë Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste 30 vjet më parë, në mars të vitit 1985, asokohe askush nuk mund të imagjinonte se vendi ishte në prag të konvulsioneve që do të kumbonin për dekada të tëra.

Besimi naiv që liderët sovjetikë kishin 25 vite më parë, se vendi do kryente kollaj e pa shumë probleme tranzicionin ishte i pabazë, dhe kursi zig- zag që ka ndjekur Rusia prej atëherë është pasojë e natyrshme e atyre ngjarjeve. Për fat të keq, mbetet e paqartë se përsa kohë Rusia do të vazhdojë të kërkojë rrugën e saj…

a.g./www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button