Një djali i ri shkoi te një mjeshtër i moshuar Zen, dhe iu ankua për problemet dhe vuajtjet e tij në jetë. Mjeshtri i vjetër e dëgjoi të riun me shumë kujdes, dhe kur ai mbaroi së foluri i dha një sasi kripe. Djali u hutua dhe e pyeti veten nëse kjo kripë magjike, do t’i largonte të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet në jetën e tij.
Më pas mjeshtri e udhëzoi që të hidhte një grusht me kripë në një gotë me ujë dhe ta pinte atë. I riu bëri siç i tha mjeshtri. “Me trego çfarë shije ka?”- e pyeti mjeshtri me kureshtje. “E neveritshme, nuk është aspak e shijshme!”- tha djali ndërsa e pështyu ujin e kripur.
Mjeshtri qeshi me reagimin e tij. Më pas i kërkoi të hidhte të njëjtën sasi kripe në liqenin aty pranë. Të dy shkuan buze liqenit, dhe i riu e flaku një grusht kripë brenda në liqen. “Tani pi ujë nga liqeni”- e udhëzoi mjeshtri. I riu e piu pa asnjë problem ujin e liqenit.
“Si të duket?”-pyeti mjeshtri. Djali ishte i etur dhe e shijoi plotësisht ujin e freskët të liqenit. “Është i përsosur. Unë nuk e ndjej aspak shijen e kripës”– u përgjigj i riu. Më pas, mjeshtri u ul pranë tij, ia mori duart në duart e tij dhe i tha: ”Biri im, dhimbja në këtë jetë është si kripa e pastër.
Ajo mbetet e njëjtë, por sasia që shijojmë apo vuajtja jonë, varet nga ena në të cilën e vendosim. Prandaj kur ke dhimbje, mundohu ta zgjerosh shqisat. Bëje zemrën më të madhe me dhembshuri dhe ndjeshmëri. Ndalo së qeni një gotë dhe përpiquni të jesh si një liqen. Atëherë problemet në jetën tënde nuk do të të shkaktojnë shumë vuajtje”.