Shendeti

Kripa rrit rrezikun e vdekjes së parakohëshme, por sa është sasia për këtë risk?

Kohët e fundit disa studime kanë treguar rrezikun e konsumit në sasi të madhe të kripës, por tani një studim i ri i realizuar nga ekipi i departamentit të mjekësisë në Brigham Women Hospital konfirmon se konsumi i ushqimeve shumë të kripura rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Sipas shkencëtarëve nuk është e thjeshtë të matësh nivelet e natriumit në organizëm. Metoda më e mirë është përmes urinës. Mbetjet e kripës në urinë variojnë nga orët e ditës, kështu që autorët e studimit mendojnë  se është e nevojshme të bëhen analiza periodike, por duke mbuluar 24 orët e së njëjtës ditë. Spcialistët realizuan një ndjekje të pothuaj 3000 pacientëve me simptoma prehipertensive përgjatë 20 viteve. Doza ditore e pjesëmarrësve në eksperiment varionte në normën mes 1200 miligramë dhe 9000 ditore. Në përfundim të eksperimentit më shumë se 200 vullnetarë kishin vdekur nga probleme kardiovaskulare. Sipas shkencëtarëve rreziku i vdekjes së parakohëshme u rrit progresisvisht mbi sasinë e 1200 miligramëve ditore, ndërsa poshtë kësaj shifre gjendet ajo që quhet pragu i sigurisë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button