Ekonomi

Krisje në tempullin e financës globale

 

Një grup bankash të mëdha ka manipuluar tregun e titujve shtetërorë amerikanë. Një rënie që do të kishte efekte shkatërrimtare

Screen Shot 2016-07-11 at 09.10.06

Heike Buchter

Nuk ka kaluar shumë kohë nga skandalet që kanë përfshirë disa banka të mëdha të akuzuara në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara se kanë manipuluar përqindjet e interesave ndërbankare dhe shkëmbimet monetare. Këto investigime kanë çuar në dënime të rënda për institutet e kreditit: për shembull, vetëm Deutsche Bank i është dashur që të paguajë në muajin prill një gjobë prej 2.5 miliard dollarësh. Tani autoritetet e vigjilencës amerikane po investigojnë lidhur me një skandal tjetër që përfshin sektorin më të rëndësishëm të tregjeve financiare globale: Titujt shtetërorë amerikanë, të ashtuquajturit treasury.

Me sa duket, bankat kanë rënë dakord për të fiksuar çmimet e këtyre titujve. Në rast se dyshimet do të konfirmohen, zotërinjtë e financës do të kishin shkelur tempullin më të shenjtë e sektorit të tyre. Titujt shtetërorë amerikanë nuk janë obligacione të thjeshta të qeverisë së Uashingtonit, por përbëjnë vetë themelet e sistemit financiar global. Kush dëshiron ta investojë paranë e tij në mënyrë të sigurtë, blen …

[real3dflipbook id=”1235″]

Leave a Reply

Back to top button