Bota

Kriza e identitetit kombëtar në Perëndim, ka lindur nga rrënojat e Perandorive

Nga Giuliano Ferrara

Prej kohësh, Franca është “Dy” dhe jo “Një”. Mbretëria e Bashkuar është e përbërë, jo e bashkuar. Roterdami është një qytet mysliman në Holandë. Gjermania është e mbushur plot me frikëra kulturore dhe etniko-racore. Turqia e ka lënë pas sezonin e paqësimit laik të Mustafa Qemal Ataturkut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rizbuluar ndjesinë djegëse të të qënit të ndara përgjatë vijave racore

Tani kemi futur në krizë rendin botëror dhe “kulishët e bindur” të tij, i kemi lejuar vetes të likuidojmë Xhorxh Bushin, Toni Blerin dhe aleatët e tyre sikur të ishin tiranë dhe kriminelë shtetërorë, dhe gjendemi në një situatë ku nuk marrim dot një kafe në Bulevardin Volter apo nuk bëjmë dot një shëtitje përgjatë Promenade des Anglais në Nisë, apo të shkojmë me tren në Vursburg, me metro në Londër; gjendemi me Erdoganin që bën kundërgrusht shteti dhe Vladimir Putinin tinzar, Iranin parabërthamor, Sirinë një vend kasaphanë

Screen Shot 2016-08-07 at 19.07.22

Në Francë, në çdo funeral të viktimave të islamizmit radikal, vazhdon të jehojë Marsejeza, me thirrjen nën armë, marshimin, qytetarët, lirinë. Eshtë një gjë ngushëlluese dhe e zjarrtë, në një farë kuptimi e bukur, por në fund mund të rezulojë një ushtrim i dhimbshëm vetëmashtrimi. Franca “Një” është një mit legjendar, i farkëtuar në histori e mbi të gjitha, siç shkruante Jules Michelet në Tetëqindën, në gjeografi.

Vendi ka lindur në shumës, ka një Francë iberike, një kelte, një gjermane dhe një romane e latine, e kështu me radhë, kur feudët ishin paraardhësit e departamenteve dhe përcaktoheshin sipas kufijve detare dhe tokësore. Më pas kristianizmi, monarkia dhe Republika kanë bashkuar hekzagonin nën serinë e shumë mbretërve të mëdhenj Borbonë, të pasuar nga Valois-ët dhe nga shumë dinasti të vjetra paramoderne, me furinë jakobine të gijotinës, që atyre mbretërve u preu kokën, me përvojën laike të zgjatur në neobonapartizmin e gjeneralit Charles De Gaulle dhe në kushtetutën e saj centralizuese, pothuaj të përsosur.

Screen Shot 2016-08-07 at 19.07.16Por prej kohësh, Franca është “Dy”: një shoqëri e dekristianizuar, që përfshin një pakicë katolike dhe një ultrapakicë të reformuar, dhe tjetrën etnikisht alogjene, islamike, që përfshin një pakicë shumë të fortë dhe në zgjerim, të radikalizuar, në gjendnje që të rekrutojë ushtarët në vendin e laicizuar, atëherë kur ka nevojë, për një xhihad i cili nuk fal. Marsejeza ngushëllon dhe prek, por nuk bind.

Mbretëria e Bashkuar është e përbërë, jo e bashkuar: irlandezë dhe skocezë votojnë ndryshe nga uellsianët dhe nga vetë anglezët në mes, kur bëhet fjalë për t’u përcaktuar si pjesë e Europës politike të mundshme, dhe Londra bën histori më vete.

Roterdami është një qytet mysliman në Holandë. Gjermania është e mbushur plot me frikëra kulturore dhe etniko-racore, nga Këlni tek kompleksi i imigrimit të sirianëve, e deri tek ai turk. Turqia e ka lënë pas sezonin e paqësimit laik të Mustafa Qemal Ataturkut, normalizimin oksidentalist me etapa të forcuara, pas fundit të epokës otomane, dalja e natyrshme e të cilës, pas NATO-s, duhej të ishte Europa: me Rexhep Erdoganin dhe ushtrinë e tkurrur dhe në rrugën e islamizimit politik, edhe Turqia gjendet e ndarë, në emër të Zotit dhe të atdheut.

Screen Shot 2016-08-07 at 19.07.12Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rizbuluar ndjesinë djegëse të të qënit të ndara përgjatë vijave racore, gjashtëdhjetë e kusur vite pas fillimit të sezonit të të drejtave civile në jug, në rripin e misrit, të ndarë dhunshëm dhe emocionalisht pavarësisht një presidenti me ngjyrë. Shfaqen kudo kurthe shumëkulturore, shumëgjuhësore, dhe kudo, komunitarizmi “etnicizues” nuk ia arrin që të zëvendësojë nënshtetësinë dhe kombin e të laicizuarve, të oksidentalistëve, por është aq i fortë sa t’u minojë stabilitetin dhe legjitimitetin.

Kriza e identitetit kombëtar në Perëndim, dhe ajo e nënshtetësisë korresponduese, lind prej fundit të perandorive. I ashtuquajturi populizëm nuk është vetëm stomak dhe frikë, nuk është vetëm humbje e busullës së kulturës qytetare dhe institucionale, refuzim i elitave të korruptuara, është edhe përgjigje ndaj kaosit të madh botëror që buron prej paaftësisë së kombeve të ndara dhe demografikisht të holluara, që të mbrojnënjë ekuilibër, i cili një herë e një kohë ishte i kolonive imperiale dhe i kolonisë së madhe të emancipuar, Amerikës së krijuar nga Uashingtoni dhe Xhefersoni, dhe e rikrijuar nga Linkolni dhe Tedi Ruzëvelti (i bardhë, anglo-sakson, protestant).

Nëntëqinda e luftërave botërore, shekulli amerikan, kishin hapur në Europë dhe në botën aziatike dhe afrikane, boshllëqe që imperializmi detar i SHBA, dashamirës dhe jo i bazuar në ekspansionizmin territorial, kishte plotësuar me një model pothuaj universal të konformizmit, të mënyrës së jetesës, si thuhet zakonisht. Baza ishin kapitalizmi dhe konsumi, prosperiteti, tregtia e lirë, fuqia ushtarake e Pentagonit dhe vullneti për ta bërë të ndihet nga ana e të gjithë presidentëve, pas Herri Trumanit e deri tek Richard Niksoni, Ronald Regani dhe Bushët.

Screen Shot 2016-08-07 at 19.07.07Tani kemi futur në krizë rendin botëror dhe “kulishët e bindur” të tij, i kemi lejuar vetes të likuidojmë Xhorxh Bushin, Toni Blerin dhe aleatët e tyre sikur të ishin tiranë dhe kriminelë shtetërorë, dhe gjendemi në një situatë ku nuk marrim dot një kafe në Bulevardin Volter apo nuk bëjmë dot një shëtitje përgjatë Promenade des Anglais në Nisë, apo të shkojmë me tren në Vursburg, me metro në Londër; gjendemi me Erdoganin që bën kundërgrusht shteti dhe Vladimir Putinin tinzar, Iranin parabërthamor, Sirinë një vend kasaphanë, NATO-n që dërgon “dy batalione në Brenner”, dhe luftojmë në frikën e madhe dhe legjitime, e cila po e çmonton kështjellën e madhe shtetërore të politikës së madhe. Elemino shtetin-komb, identitetin apo veçantinë e tij, në emër të një koncepti të paqartë mikpritjeje, bëje pa mbrojtjen politike të një perandorie, që është e vetmja formë bashkëjetese, e cila lejon multikulturalizmin dhe pluralizmin kombëtar, dhe shih se çfarë do të ndodhë… /Panorama.it-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button