Bota

Kriza e madhe / Putin: Jemi në prag të katastrofës planetare

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se kriza e përshkallëzuar e Koresë së Veriut mund të shkaktojë një “katastrofë planetare” dhe humbje të mëdha jetësh.

“Shtimi i histerisë ushtarake në kushte të tilla është i pakuptimtë; është qorrsokak”, u tha ai gazetarëve në Kinë. “Kjo mund të çojë në një katastrofë globale, planetare dhe një humbje të madhe të jetëve njerëzore. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të zgjidhur çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, përveç asaj të dialogut paqësor”.

Të dielën, Koreja e Veriut zhvilloi testin e saj të gjashtë dhe deri tani më të fuqishëm bërthamor. Shpërthimi nëntokësor shkaktoi një tërmet me madhësi 6.3 ballë dhe ishte më i fuqishëm se bombat e hedhura nga SHBA në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Putin po merrte pjesë në takimin e Brics, ku janë ulur bashkë udhëheqësit e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Duke folur në ditën e fundit të samitit në Xiamen, Kinë, ai tha se Rusia dënon provokimet e Koresë së Veriut, por shtoi se sanksionet e mëtejshme do të ishin të padobishme dhe joefektive. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button