Bota

Kryevepra e fundit e Putinit: Një leksion (tjetër) për SHBA!

Screen Shot 2016-03-15 at 14.38.31Nga Marcello Foa

Vetëm në orët e ardhshme do të kuptojmë më qartë përmasat e tërheqjes së trupave ruse nga Siria, por sërish presidenti rus Vladimir Putin ka treguar një tempizëm të jashtëzakonshëm. Prej disa kohësh nuk gabon në asnjë zgjedhje të tij.

Në vjeshtën e 2015 Putin gjeti të papërgatitur krejt perëndimin kur nisi bombardimet kundër IS në Siri.

Pas shumë javësh të gjithë u mrekulluan nga fuqia dhe preçizioni i bombardimeve, në krahasim me bombardimet e kryera nga SHBA që nuk është se ishin shumë efikase.

Asnjë ekspert nuk e priste avancimin e trupave qeveritare të Assad, që në muajt e parë të 2016 kanë rifituar një sërë territoresh, edhe një herë kundër parashikimeve, falë mbështetjes logjistike ruse.

Tashmë Vladimir Putin edhe një herë tjetër gjen gjithë botën të papërgatitur duke lajmëruar një veprim që erdhi si rrufe në qiell të hapur: tërheqjen e trupave ruse në pjesën më të madhe të Sirisë, dhe duke u gjendur kështu në një pozicion optimal.

Tërheqja e trupave ka si synim zyrtarisht gjetjen e marrëveshjes së paqes në Siri dhe mund të cilësohet si një veprim fisnik nga ana e presidentit Vladimir Putin.

Ndoshta marrëveshja do të arrihet, siç shpresojnë të gjithë, dhe në këtë rast Kremlini mund të krenohet me faktin se çoi paqen në Siri!

Por edhe nëse negociatat mes Assadit dhe rebelëve do të dështonin dhe do të ishte e nevojshme një ndërhyrje tjetër ushtarake në Siri, Moska do të ishte plotësisht e legjitimuar që të rikthente trupat e saj dhe askush nuk mund të ankohej!

Në këndvështrimin e strategjisë ushtarake dhe të imazhit, kjo është një kryevepër e Vladimir Putin!

Pasi kur nevojitet forcë, duhet të vendosen objektiva të qarta dhe duhet të dish se kur është momenti të ndalesh, të tregosh maturi, ashtu siç predikonte mjeshtri i luftës Sun Tzu.

Një maturi që i ka munguar prej dekadash SHBA-së.

Ose më saktë që prej luftës në Afganistan të nisur thuajse 15 vjet më parë, dhe duke kaluar më tej në Irak dhe Siri.

Pranverat arabe të telekomanduara. Mbështetje e fshehtë ndaj IS dhe në përgjtihësi ekstremizmit islamik në Siri.

Sipas mënyrës së tij, Putin i ka dhënë një tjetër leksion Amerikës! /TemA

Leave a Reply

Back to top button