Shendeti

Kthehuni në formë me dietën e orës

Keni dyshuar gjithmonë se thyerjet e urisë gjatë natës kanë qenë aspak të këshillueshme? Tani shkenca e konfirmon plotësisht. Është vërtetuar se një nga rregullat për të qenë në formë është të hani gjithmonë në të njëjtin orar me intervale të rregullta. Dhe gjithmonë në të njëjtën fashë orare: 12 orë. Në këtë mënyrë rregullohet metabolizmi, humb në peshë dhe parandalohet diabeti.

Rregulla e 12 orëve.

Këtë fakt e mbështet një grup studiuesish nga Instituti Salk i San Diegos që në faqet e tyre “Cell Metabolism” shpjegojnë që për të patur një metabolizëm të shëndetshëm dhe për të evituar grumbullimin e yndyrnave është thelbësore ta lejosh organizmin të shkatërrojë atë që ka hyrë. Për këtë organizmi ynë ka nevojë për 12 orë agjërim ditor, pa sjellë ndryshime kryesore në menu. Sigurisht që nëse në këto 12 orë merrni ëmbëlsira, patatina ose pije me gaz ky rregull nuk vlen.

Dieta e orës biologjike.

Të hash në një interval kohor të kufizuar jo vetëm që vepron mbi parandalimin, por edhe humb peshë tek personat që kanë patur ndonjë kile të tepërt, – shpjegon Satchidananda Panda, një nga kërkuesit e Salkut. Zgjidhja është konsumimi i vakteve nga mëngjesi në darkë brenda një fashe kohore që mund të shkojë nga 9 në 14-15 orë duke respektuar orën biologjike. Kaluan 15 orët rrezikoni të shkoni drejt obezitetit. Nëse hani mëngjes në orën 8 përpiquni të darkoni brenda orës 20:00 dhe evitoni të merrni zemra pas darke ose gjatë natës. Ora nis përsëri me filxhanin e parë me kafe mëngjesin pasardhës.

Eksperimenti.

Studimi u krye mbi minjtë e laboratorit që ndoqën 4 lloje dietash të ndryshme (me bazë yndyrnash, yndyrna dhe sheqer ose vetëm fruktozë dhe normalisht ushqim për minj). Disave u lejua të hanin sa të donin gjatë orëve të zgjimit, të tjerët u kufizuan në periudha ushqimi nga 9, 12 dhe 15 orë. Sasia e marrë e kalorive për të gjithë minjtë ishte e njëjtë. Pavarsisht llojit të dietës që morën,  minjtë, të cilët hanin në fashën orare nga 8-12 orë kishin më pak masë dhjamore  trupore dhe mbetën të shkathët dhe të shëndetshëm, krahasuar me minjtë e tjerë që patën liri në ushqim përgjatë gjithë orëve duke u bërë obezë dhe të sëmurë.

Nesër pas mëngjesit filloni e numëroni minutat. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button